Danilo Clementoni
Kryqëzim me Nibirun
Aventurat e Azakisit dhe Petrit
Titulli origjinal: Il ritorno
Përkthyer nga: Gentian Cane Publikuar nga: Tektime
Ky libër është një vepër e fantazisë. Emrat, personazhet, vendet dhe organizatat e cituara janë fryt i imagjinatës së autorit dhe kanë për qëllim tâi japin vërtetësi rrëfimit. Ãfarëdo analogjie me faktet apo me njerëz realë, të gjallë apo jo të gjallë është krejtësisht rastësore.
KRYQÃZIM ME NIBIRUN
E drejta e autorit © 2013 Danilo Clementoni
Botimet: shkurt 2015
Redaktuar dhe shtypur në mënyrë të pavarur
facebook: www.facebook.com/incrocioconnibiru
blog: dclementoni.blogspot.it
e-mail: d.clementoni@gmail.com
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet në ndonjë mënyrë, përfshi çfarëdo lloj sistemi mekanik dhe elektronik, pa autorizim paraprak me shkrim nga Botuesi, përveç përjashtimeve të bëra për pasazhe të shkurtra me qëllim rishikimi.
Ky është volumi i dytë i serisë
"Aventurat e Azakisit dhe Petritâ Me qëllim që ta shijoni plotësisht këtë aventurë magjepsëse, para leximit të këtij romani, do të sugjeroja tâi hidhnit një sy volumit të parë të titulluar "Rikthim në Tokëâ (N.d.A.)
Bashkëshortes sime dhe djalit tim për durimin që kanë pasur në përballjet e mia dhe për të gjitha sugjerimet e çmuara që më kanë dhënë, duke kontribuar për të arritur më të mirën si për mua ashtu edhe për këtë roman.
Një falenderim i veçantë për të gjithë miqtë e mi që vazhdimisht më kanë mbështetur dhe inkurajuar për të vazhduar përpara në përfundimin e kësaj vepre që ndoshta, pa ta, nuk do të kishte dalë kurrë në dritë.
Do të doja të falenderoja përkthyesin tim, z.Gentian Cane, për bashkëpunimin, pasionin dhe profesionalizmin që ka demonstruar në finalizimin e këtij përkthimi.
Tabela e përmbajtjes
Parathënie 1
Ndodhitë e Mëparshme 3
Anija kozmike Theos 5
Tell el-Mukayyar â Arratisja 9
Anija kozmike Theos â Super lëngu 15
Baza ajrore Camp Adder â Ikja nga burgu 19
Anija kozmike Theos â Plani i veprimit 25
Nju Jork â Ishulli i Manhattanit 31
Anija kozmike Theos â Dhurata 37
Nasiria â Darka 45
Anija kozmike Theos â Admirali 51
Nasiria â Prita 59
Anija kozmike Theos â Presidenti 65
Nasiria â Hishami 73
Anija kozmike Theos â Rikthim në Tokë 79
Nibiru â Përgatitjet 87
Tell el-Mukayyar â Kurthi 93
Nevada â Zona 51 99
Nibiru â Testi 105
Tell el-Mukayyar â Lajme të këqija 109
Area 51 â Kontakti 113
Nibiru â Nisja 119
Tell el-Mukayyar â Mesazhi 123
Area 51 â Kundërmasat 129
Theos-2 â Kontakti me Tokën 135
Tell el-Mukayyar â Incidenti 139
Area 51 â Baza sekrete 143
Tell el-Mukayyar â Maçoku 149
Theos-2 â Asteroidi 153
Zona 51 â Zbulimet teknologjike 159
Nasiria â Shanët 167
Theos-2 â Përllogaritjet 173
Zona 51 â Kordinatat 177
Nasiria â Rikthimi në kamp 183
Theos-2 â Difekti 187
Zona 51 â Paraja 191
Tell-el-Mukayyar â Rikthimi në bazë 199
Theos-2 â Shëtitje në hapësirë 205
Area 51 â Projekti 209
Tell-el-Mukayyar â Kapja 213
Theos-2 â Riparimet 217
Area 51 â Telefonata nga Theos-2 221
Boston âSpitali i Përgjithshëm i Massachusettsit 225
Theos-2 â Hipotezat 231
Area 51 â Shpresa 233
Oqeani Atlantik â Rikuperimi 241
Theos-2 â Plani "B" 249
Zona 51 â Marrëveshja 257
Anija kozmike Theos â Verifikimet 261
Zona 51 â Rrëfimi 267
Theos-2 â Orbita tokësore 271
Zona 51 â Lirimi 277
Theos-2 â Pika âXâ 281
Zona 51 â Kontrolli i evakuimit 285
Theos-2 â Verifikimet e Fundit 289
Theos â Zbulimet e Reja 293
Planeti Tokë â Kaliforni 299
Theos â Newarku në veprim 303
Planeti Tokë â Reagimet 311
Orbita tokësore â Kodoni 315
Tell-el-Mukayyar â Lamtumira 325
Referencat bibliografike 331
Parathënie
Planeti i dymbëdhjetë, Nibiru (planeti i pasazhit) siç u quajt kështu nga Sumerët ose Marduku (mbreti i qiejve) siç u ripagëzua nga Babilonasit, është në realitet një trup qiellor që rrotullohet rreth diellit tonë me një periudhë prej 3.600 vitesh. Orbita e tij është mjaft eliptike, retrograda (rrotullohet rreth diellit në kah të kundërt nga të gjithë planetët e tjerë) dhe është shumë e pjerrët në planin e sistemit tonë diellor.
Secili nga afrimet e tij ciklike ka shkaktuar pothuaj gjithmonë tronditje shumë të mëdha ndërplanetare në sistemin tonë diellor si tek orbitat, ashtu edhe tek struktura e planetëve të cilët ishin pjesë e tij. Veçanërisht, shumë kohë përpara tamam në një prej disa kalimeve të tij më të potershme planeti madhështor Tiamat, i ndodhur mes Marsit dhe Jupiterit, me një masë rreth nëntë herë nga ajo e Tokës aktuale, i pasur në ujë dhe i përbërë nga njëmbëdhjetë satelitë, u shkatërrua nga një përplasje legjendare. Një nga shtatë hënat orbitante të Nibirut goditi Tiamatin gjigand duke e thyer në dysh dhe duke i detyruar të dy trupat të zhvendosen mbi orbita të ndryshme. Në pasazhin e ardhshëm (âdita e dytëâ e Xhenesit), satelitët e mbetur të Nibirut pushuan aktivitetin e tyre, duke shkatërruar plotësisht një nga dy pjesët e formuara në goditjen e parë. Mbetjet e gjeneruara nga impaktet e shumëfishta krijuan pjesërisht atë që sot e njohim si âzona e asteroideveâ apo âKrahthi i Dërrmuarâ siç ishte quajtur kështu nga Sumerët dhe u përpinë njëfarësoj nga planetet e afërt. Në mënyrë të veçantë, shumë kohë më parë Jupiteri arriti të kapte shumicën e mbetjeve, duke rritur kësisoj masën e vet në mënyrë të konsiderueshme.
Satelitët shkaktarë të katastrofës, përfshi ata që mbijetuan nga ish-Tiamati, në pjesën më të madhe âu degdisën largâ mbi orbitat e jashtme, duke formuar ato që sot i quajmë si âkometaâ. Ndërsa pjesa që shpëtoi në pasazhin e dytë u vendos në një orbitë stabël midis Marsit dhe Venusit, duke e zhvendosur mbrapa satelitin e fundit të mbetur dhe duke shkuar kësisoj drejt formimit të asaj që ne sot e njohim si Toka, së bashku me shoqen e saj të pandashme Hënën.
Shenja e shkaktuar nga ai impakt kozmik, i verifikuar rreth 4 miliardë vite më përpara, është akoma edhe sot pjesërisht e dukshme. Pjesa e çjerrë e planetit aktualisht është krejtësisht e mbuluar nga ujërat e atij që sot quhet Oqeani Paqësor. Ai zë rreth një të tretën e sipërfaqes së tokës me një shtrirje prej më shumë se 179 milionë kilometër katrorë. Në tërë këtë sipërfaqe të pafundme praktikisht nuk ka prezencë të tokave mbi nivelin e detit, por vetëm një gropë të madhe që shtrihet deri në thellësi që i kalon dhjetë kilometrat.
Aktualisht Nibiru, si konfiguracion, është shumë i ngjashëm me Tokën. Në dy të tretat e tij është i mbuluar nga ujërat, ndërkohë që pjesa tjetër përbëhet nga një kontinent i vetëm që shtrihet nga veriu në jug, me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 100 milionë kilometra katrorë. Disa nga banorët e tij, prej qindra deri mijëra vitesh, duke përfituar nga afrimi ciklik i planetit të tyre me tonin, kanë bërë vizita në mënyrë sistematike, duke ndikuar çdo herë në kulturën, njohjet, teknologjinë dhe madje në vetë evolucionin e racës njerëzore. Paraardhësit tanë i kanë quajtur në shumë mënyra, por ndoshta emri që i personifikon ata më tepër është âZotatâ.
Ndodhitë e Mëparshme
Azakisi dhe Petri, dy alienët simpatikë dhe të pandarë protagonistë të kësaj aventure, u rikthyen në planetin Tokë pas një viti sipas viteve të tyre (3.600 vite tokësorë). Misioni i tyre ishte rimarrja e ngarkesës shumë të çmuar që, si pasojë e një keqfunksionimi në sistemin e tyre të transportimit, kishin qenë të detyruar ta braktisnin me nxitim gjatë vizitës së tyre të mëparshme. Por këtë herë, ata gjetën një popullatë tokësore mjaft ndryshe nga ajo që kishin lënë. Përdorimet, veshjet, kultura, teknologjia, sistemet e komunikimit, armatimet, gjithçka ishte padyshim shumë ndryshe nga ajo çka kishin gjetur gjatë vizitës së fundit.
Me mbërritjen e tyre, ata ndeshën një çift tokësorësh: profesoreshën Elisa Hanter dhe kolonelin Xhek Hadson, të cilët i pritën me entuziazëm dhe, pas peripecive të panumërta, i ndihmuan ata që të çonin në fund misionin e tyre delikat.
Por ajo që dy alienët nuk do të kishin dashur kurrë që tâu thonin dy miqve të rinj ishte se, planeti i tyre mëmë Nibiru po afrohej me shpejtësi dhe se, brenda shtatë ditëve tokësore, do të kryqëzohej me orbitën e Tokës. Sipas përllogaritjeve të kryera nga Të Moshuarit, një nga shtatë satelitët e tij do të prekte planetin duke shkaktuar kësisoj një varg përmbysjesh klimaterike të krahasueshme me ato që, në pasazhin e mëparshëm, ishin përmbledhur në një përkufizim të vetëm unik: Përmbysja e Botës.
Në pjesën e parë të rrëfimit, (Rikthim në Tokë â Aventurat e Azakisit dhe Petrit), i kishim lënë ata të katërt brenda anijes së tyre madhështore Theos dhe është pikërisht aty ku ne do të rifillojmë rrëfimin e kësaj aventure të re dhe fantastike.
Anija kozmike Theos
Elisa, gjatë orëve të fundit, ishte pushtuar nga një sasi aq e madhe informacioni saqë tashmë ndihej si një fëmijë që e kishte tepruar duke ngrënë qershi. Ata dy personazhe të pazakontë por simpatikë, që në fakt u shfaqën nga hiçgjëja, në shumë pak kohë kishin rrëzuar shumë âsigurira historikeâ të cilat ajo dhe qeniet e tjera njerëzore realisht i kishin marrë si të mirëqena. Ngjarjet, zbulimet shkencore, besimet, kultet, fetë, madje dhe evolucioni i vetë njeriut gati po përmbyseshin në mënyrë tërësore. Lajmi i zbulimit se qeniet e ardhura nga një planet tjetër kishin ndryshuar dhe udhëhequr, që nga fillesat e para, në mënyrë kaq mjeshtërore zhvillimin e qenies njerëzore, do të kishte të njëjtin efekt mbi njerëzimin siç kishte patur zbulimi se Toka nuk qe e sheshtë por e rrumbullakët.