Azakisi dhe Petri, miku besnik dhe shoku i tij i aventurave, po qëndronin palëvizur në qendër të kabinës së komandimit ndërkohë që, me vështrimin ngultas, po mundoheshin të ndiqnin Elisën e cila, me duart e futura tek xhepat e mëdhenj të pantallonave, vërtitej me nervozizëm nëpër dhomë dhe pëshpëriste fjalë pakuptim.
Ndërsa Xheku, gati ishte plandosur mbi kolltuk dhe me duar përpiqej të ngrinte kokën lart e cila i dukej, se fare papritur, ishte bërë shumë e rëndë. Por qe pikërisht ai që, pas ca minutave heshtje që dukeshin pa fund, vendosi të merrte në dorë situatën. U ngrit në këmbë menjëherë dhe, i kthyer nga dy alienët, foli me zë të prerë «Nëse na keni zgjedhur ne të dyve për këtë punë, sigurisht që e keni pasur një arsye tuajën. Mund tâju them vetëm se nuk do tâju zhgënjejmë.» Pastaj vështroi Azakisin në sy dhe e pyeti me vendosmëri «Mund të na tregoni, përmes asaj pajisjeje» dhe bëri me shenjë nga imazhi virtual i Tokës që ende po rrotullohej ngadalë në mes të dhomës «një simulim të afrimit të planetit tuaj?»
«Pa problem fare» iu përgjigj Azakisi aty për aty. Me anë të impiantit të tij N^COM gjeti sërish të gjitha përllogaritjet e bëra nga Të Moshuarit dhe shfaqi paraqitjen grafike mu përpara tyre.
«Ky është Nibiru» tha duke treguar planetin më të madh. «Dhe këta janë satelitët e tij për të cilët po flisnim.»
Përreth planetit madhështor, shtatë trupa qiellorë, shumë më të vegjël, rrotulloheshin në mënyrë marramendëse në largësi dhe shpejtësi të ndryshme nga njëri tjetri. Azakisi afroi gishtin tregues tek ai që rrotullohej në largësi më të madhe nga gjithë të tjerët dhe e zmadhoi në përmasën sa vetë gjatësia e tij. Pastaj tha solemnisht «Zotërinj, ju paraqes Kodonin, masën e madhe shkëmbore që ka vendosur tâi sjellë ca si shumë telashe planetit tuaj të dashur.»
«Po sa i madh është?» pyeti Elisa, ndërkohë që kqyrte me kureshtje atë glob me gunga në ngjyrë gri të errët.
«Po themi se, nga madhësia, është pak më i vogël se Hëna juaj por masa e tij është gati dyfishi i saj.» Azakisi bëri një gjest të shpejtë me dorë dhe mu përpara tyre shfaqi të gjithë sistemin diellor me planetet që lëviznin ngadalë nëpër orbitat e tyre përkatëse. Trajektoret e secilit prej tyre paraqiteshin me anë të vijave të holla në ngjyra të ndryshme.
«Kjo» vazhdoi Azakisi, duke treguar një vijë në ngjyrë kuqe të errët «ështe trajektorja që Nibiru do të ndjekë gjatë fazës së afrimit të tij me Diellin.» Pastaj përshpejtoi lëvizjen e planetit deri sa e afroi afër Tokës dhe shtoi «Dhe kjo është pika ku orbitat e dy planeteve do të kryqëzohen.»
Dy tokësorët po ndiqnin të habitur, por me shumë vëmendje, shpjegimin që Azakisi po u jepte mbi ngjarjen që, pas pak ditësh, do të trondiste jetët e tyre dhe të gjithë banorëve të tjerë të planetit.
«Në çfarë largësie prej nesh do të kalojë Nibiru?» pyeti me qetësi koloneli.
«Siç po thoja më përpara» ia ktheu Azakisi «Nibiru nuk do tâju bezdisë aq shumë. Por do të jetë Kodoni që do të cekë Tokën dhe do të krijojë goxha probleme.» Iu afrua edhe pak imazhit dhe shfaqi simulimin e satelitit në momentin kur do të mbërrinte në pikën më të afërt me orbitën tokësore. «Ky do të jetë momenti i tërheqjes maksimale të gravitetit ndërmjet dy trupave qiellorë. Kodoni do të kalojë vetëm 200.000 kilometra nga planeti juaj.»
«Ta marrë dreqi» foli Elisa. «Ãshtë tamam inerci.»
«Herën e fundit» ia ktheu Azakisi «pikërisht para dy cikleve, kaloi afro 500.000 kilometra larg dhe e dimë të gjithë se çfarë arriti të shkaktonte.»
«Tamam, e famshmja Përmbysja e Botës.»
Xheku po qëndronte në këmbë me duart e kryqëzuara prapa kurrizit dhe, duke u ngritur lehtë fillimisht në majë të gishtave pastaj mbi takat e çizmeve, bënte ngadalë ecejake para mbrapa. Papritmas, me ton shumë serioz, theu heshtjen momentale duke thënë «Natyrisht që nuk jam ndër ekspertët më të mirë në këtë fushë, por kam frikë se asnjë teknologji tokësore nuk është në gjendje të bëjë diçka për ta frenuar një ngjarje të këtij lloji.»
«Ndoshta do të mundemi të kundërpërgjigjemi duke hedhur raketa me mbushje bërthamore» guxoi të thoshte Elisa.
«Ajo ndodh vetëm në filmat fantastiko shkencorë» foli Xheku duke vënë buzën në gaz. «Pastaj, duke supozuar se ato lloj raketash mund të arrijnë mbi Kodon, do të rrezikonim ta bënim satelitin copë e çikë, duke provokuar kështu një shi meteorësh që do të ishte vdekjeprurës. Ajo po që do të kishte qenë fundi i gjithçkaje.»
«Më falni» foli atëherë Elisa duke u drejtuar nga dy alienët. «Po a nuk na kishit thënë më përpara se, në këmbim të plastikës sonë âtepër të çmuarâ, do të na ndihmonit që të zgjidhnim këtë situatë absurde dhe të pakuptimtë? Shpresoj se keni vërtet ndonjë ide të mirë për të na ndihmuar, përndryshe jemi të mbaruar.»
Petri, që deri atëherë kishte ngelur mënjanë në heshtje, buzëqeshi lehtë dhe bëri një hap në drejtim të pamjes tredimensionale të paraqitur në qendër të kabinës se komandimit. Me një lëvizje të shpejtë të dorës së djathtë shfaqi një si tip objekti në formë petulle në ngjyrë argjendi. E shtypi me gishtin tregues dhe e zhvendosi deri sa e çoi pikërisht midis Tokës dhe Kodonit, pastaj tha «Kjo mund të ishte zgjidhja.»
Tell el-Mukayyar â Arratisja
Në tendën e laboratorit, të dy beduinët e maskuar që kishin tentuar tâu grabisnin dy alienëve âlëndën e çmuarâ në anijen e tyre bijë, kishin përfunduar me gojë të mbyllur me shtupë dhe duar të lidhura shumë fort pas një fuçie të madhe plot me karburant. Ishin ulur në tokë, me shpatullat mbështetur tek fuçia e rëndë metalike dhe të sistemuar në mënyrë që të rrinin përballë njëri tjetrit. Jashtë tendës, një ndihmës i profesoreshës ishte vënë në roje dhe, herë pas here, zgjaste kokën brenda për të kontrolluar situatën.
Ai më i holli prej të dyve që, si pasojë e goditjes në krah që i dha koloneli, kishte me siguri ca brinjë të thyera, pavarësisht dhimbjes që nuk po e linte të merrte frymë, nuk kishte reshtur as edhe një çast së vështruari rreth e rrotull në kërkim të ndonjë gjëje që mund tâia vlente për tâu liruar.
Nga një vrimë e vogël në faqen e murit, drita e diellit të mbasdites depërtonte me drojë në brendësi të tendës, duke vizatuar në ajrin e nxehtë dhe plot pluhur një rreze të hollë të shndritshme. Ajo lloj shpate prej drite pikturonte në tokë një elips të vogël të bardhë i cili, shumë ngadalë, lëvizte në drejtim të dy të burgosurve. Tipi i hollë po ndiqte gati i hipnotizuar lëvizjen e ngadaltë të asaj njolle të qartë të çelët, kur një llambë e papritur prej drite e riktheu në realitet. Gjysëm e groposur në rërë, afro një metër prej tij, diçka metalike pasqyroi dritën e diellit pikërisht në drejtim të syrit të tij të djathtë. Lëvizi lehtë kokën dhe u përpoq të kuptonte se çfarë ishte, por pa arritur. Provoi pastaj të zgjaste një këmbë nga ai drejtim, por një sëmbim i fortë në krah i kujtoi dhimbjen në brinjë dhe kështu që vendosi të hiqte dorë. Mendoi se me shumë gjasa nuk do ta arrinte dhe, duke u përpjekur të fliste nga poshtë shtupës, pëshpëriti «Ej, je gjallë akoma?»
Nga një vrimë e vogël në faqen e murit, drita e diellit të mbasdites depërtonte me drojë në brendësi të tendës, duke vizatuar në ajrin e nxehtë dhe plot pluhur një rreze të hollë të shndritshme. Ajo lloj shpate prej drite pikturonte në tokë një elips të vogël të bardhë i cili, shumë ngadalë, lëvizte në drejtim të dy të burgosurve. Tipi i hollë po ndiqte gati i hipnotizuar lëvizjen e ngadaltë të asaj njolle të qartë të çelët, kur një llambë e papritur prej drite e riktheu në realitet. Gjysëm e groposur në rërë, afro një metër prej tij, diçka metalike pasqyroi dritën e diellit pikërisht në drejtim të syrit të tij të djathtë. Lëvizi lehtë kokën dhe u përpoq të kuptonte se çfarë ishte, por pa arritur. Provoi pastaj të zgjaste një këmbë nga ai drejtim, por një sëmbim i fortë në krah i kujtoi dhimbjen në brinjë dhe kështu që vendosi të hiqte dorë. Mendoi se me shumë gjasa nuk do ta arrinte dhe, duke u përpjekur të fliste nga poshtë shtupës, pëshpëriti «Ej, je gjallë akoma?»
Shoku trashaluq natyrisht që nuk ishte më mirë se ai. Pas fluturimit që kishte bërë si pasojë e Petrit, mbi gjurin e djathtë i kishte dalë një hematomë e madhe, në ballë kishte një goxha xhungë, shpatulla e djathtë i kishte marrë një grushtim të keq dhe kyçi i djathtë i ishte enjtur si një tollumbac.
«Besoj se po» iu përgjigj me një fije zëri, duke folur mbyturazi edhe ai poshtë shtupës.
«Shyqyr. Ka ca si shumë që po të thërras. Po filloja të bëhesha merak.»
«Duhet të më ketë rënë të fikët. Koka po më çahej në dysh.»
«Duhet medoemos tâia mbathim që këtej pa rënë në sy» i tha me vendosmëri ai i holli.
«Po ti si je? Ke ndonjë gjë të thyer?»
«Kam frikë se më është thyer ndonjë brinjë por mund tâia dal mbanë.»
«Ãfarë bëmë që u zumë kaq në befasi?»
«Lëre fare tani, ajo që ndodhi, ndodhi. Më mirë të përpiqemi që të lirohemi. Shiko nga e majta jote, aty ku arrin ajo rrezja e diellit.»
«Nuk po shoh asgjë» ia ktheu trashaluqi.
«Ka diçka gjysëm të groposur. Duket si një objekt metalik. Shih nëse mund ta arrish me këmbë.»
Zhurma e papritur e zinxhirit të tendës që po hapej, e ndërpreu aksionin. Ndihmësi roje zgjati kokën brenda. Trashaluqi bëri gjoja sikur i kishte rënë të fikët ndërsa tjetri qëndroi krejt i palëvizur. Burri i hodhi një sy të dyve, kontrolloi i hutuar të gjitha pajisjet e shpërndara brenda pastaj, me një pamje të kënaqur, u kthye dhe mbylli sërish hyrjen e tendës.
Të dy ata qëndruan të palëvizur dhe për pak, pastaj qe ai më i shëndoshi që foli i pari «Ka mbetur edhe pak.»
«E pe pra? E arrin dot?»
«Po, tani po. Prit, po e provoj.»
Beduini i maskuar trupmadh nisi të tundte trupin duke u munduar të lironte paksa litarët me të cilët ishte lidhur, pastaj filloi të shtrinte sa të mundte këmbën e majtë në drejtim të objektit. Po e arrinte ndërkaq. Me çizmen filloi të gërmonte derisa ia doli të zbulonte një pjesë.
«Më duket si një mistri për gërmim.»
«Duhet të jetë një Trowel Marshalltown. Ãshtë pajisja e preferuar e arkeologëve për të gërmuar tokën në kërkim të rrënojave antike. Ia del dot ta marrësh?»
«Nuk e arrij dot.»
«Nëse do të pushoje së ngrëni si i babëzitur gjithë ato shpifësira ndoshta do të mundje edhe të lëvizje më mirë, ti që nuk je gjë tjetër veçse një trashaluq i shëmtuar. »
«Po tani çâhyn këtu fiziku im i fuqishëm?»
«Luaj vendit âfizik i fuqishëmâ, shiko që të marrësh atë mistri përndryshe do ta gjejnë në burg mënyrën për të të dobësuar.»
Trashaluqit iu shfaqën papritur para syve imazhet e manjakëve pa shije dhe pa erë. Ajo pamje e tmerrshme e bëri të nxirrte jashtë një forcë që nuk e mendonte se e kishte pasur ndonjëherë brenda vetes. Një sëmbim i filloi nga shpatulla që i dhimbte dhe i vajti gjer tek truri, po nuk u dorëzua. Me një përpjekje të vendosur në grahmë të fundit arriti që të çonte çizmen drejt e tek mistria dhe, duke përthyer shpejt këmbën, e hodhi drejt vetes.
«Ia dola» thirri nga poshtë shtypës.
«Po do e mbyllësh gojën, idiot i shëmtuar? Po çâke që sokëllin? Mos do që të hyjnë ata dy të xhindosurit dhe të na dëndin prapë me shpulla?»
«Më fal» iu përgjigj me zë të ulët i shëndoshi. «Por ia dola që ta marr.»
«A e pe që, nëse vë forca, arrin dhe ti të bësh diçka për së mbari? Duhet të jetë e mprehtë. Shiko se mos arrin të presësh këta litarë të mallkuar.»
Me atë dorë që i punonte mirë, trashaluqi e kapi mistrinë nga bishti dhe nisi të fërkonte pjesën më të mprehtë tek litarët që kishte prapa shpine.
«Ta zëmë se ia dalim mbanë që të lirohemi» foli nën zë trashaluqi «si do tâia bëjmë që tâia mbathim prej këtej pa rënë në sy? Kampi është plot me njerëz dhe është ende ditë. Shpresoj që të kesh një plan.»
«Natyrisht që e kam. A nuk jam unë me gjasa mendja gjeniale e kësaj dysheje?» foli i holli me krenari. «Ndërkohë që ti po bëje një sy gjumë, unë analizova situatën dhe besoj se kam gjetur një mënyrë për tâia mbathur pa u ndier.»
«Po dëgjoj me shumë vëmendje» ia ktheu tjetri ndërkohë që vazhdonte të lëvizte mistrinë.
«Roja hedh sytë brenda gati çdo dhjetë minuta dhe kjo tendë gjendet në skajin më lindor të kampit.»
«Dhe atëherë?»
«Por si arrita që të të marr ty si ortak për këtë punë? Ke fantazinë dhe inteligjencën e një amebeje, duke shpresuar që ato të mos ofendohen për këtë krahasim.»
«Me thënë të drejtën» iu përgjigj i fyer trashaluqi «kam qenë unë ai që të zgjodha ty, duke parë se puna mâu besua mua.»
«Arrite të lirohesh?» ia preu shkurt i holli, duke parë se biseda po merrte një kthesë jo të mirë dhe se, në fakt, shoku i tij kishte plotësisht të drejtë.
«Më jep akoma edhe një minutë. Besoj se është gati për tâu këputur.»
Në fakt, pas pak, me një kërcitje të thatë, litari që i mbante ata të dy të lidhur pas fuçisë u këput dhe barku i atij trashaluqit, i liruar më në fund nga shtrëngimi, mundi të rimerrte përmasat e veta normale.
«Ja mbaroi» foli i kënaqur trashaluqi.
«Shkëlqyeshëm. Por tani të përmbahemi sa sâka hyrë akoma roja. Duhet ta bëjmë në mënyrë që të duket gjithçka si më parë.»