Kriteri I Leibnizit - Maurizio Dagradi 2 стр.


Në mendjen e Marronit kaluan me shpejtësinë e rrufesë të gjitha hipotezat që njihte, ortodokse dhe jo, dhe ndërkaq katalepsia filloi të largohej nga ai, frymëmarrja iu kthye progresivisht në normalitet dhe ai u kthye në realitet.

Marroni sigurisht që nuk e dinte, por Historia Njerëzore ishte para një zhvillimi thelbësor.

Tani.

Përgjithmonë.

Kapitulli II

Duke bërë shumë kujdes që të mos përplasej aspak me banakun, dhe duke mbajtur në të njëjtën kohë shikimin tek macja, e strukur mbi raft nja dhjetë metra largësi me synimin për të marrë fetën e bukës, Marroni lëvizi drejt telefonit të instaluar në murin pas tij. U përpoq të kujtonte numrin e telefonit të shtëpisë të Drew-së: një herë e kishte telefonuar për një paqartësi në detyrat e shtëpisë. Mbaronte me 54 apo 45?

<Oh, në djall vaftë!>

Formoi numrin e parë dhe, pas një pritjeje të shkurtër, profesori u përgjigj në telefon:

<Kollitje!Urdhëro.>, profesori ishte ftohur.

<Profesor jam Marron, mendoj që është më mirë që ju të vini shpejt në laborator, ka diçka që duhet ta shikoni dhe>

<Marron!>, e ndërpreu pa shumë ceremoni Drew, <Shiko se kam patur një ditë shumë të keqe sot: rektori më komunikoi që fondet për laboratorin tonë janë pakësuar me dyzet për qind, dhe kollitje për më tepër duket se dhe këtë vit nuk do më lënë të dal në pension. Shpresoj që të bëhet fjalë për një gjë shumë, shumë të rëndësishme!>

<Epo, profesor, besoj se nëse nuk e doni ju, Nobelin do ta mbaj për vete.>

<Çfarë po flet, Marron? Nuk kam kohë për të humbur me shakara!>

Marronit nuk i bëri përshtypje.

<Është eksperimenti juaj, profesor. Prodhon një efekt që >

Nxënësi perceptoi një trazirë të shpejtë dhe, pak sekonda më pas, dëgjoi një derë të përplasej. Mund të dëgjonte akoma zhurmat e shtëpisë së Drew-së. Televizori ishte ndezur dhe llomotiste pa kuptim si zakonisht. Profesori as nuk u kujdes që të mbyllte telefonin.

Marroni po i bënte roje eksperimentit, duke mbajtur gjithmonë në kontroll macen për të evituar një sulm të dytë që me siguri do të kishte patur pasoja shkatërrimtare. Kafsha po hante paninen me kafshata të vogla, por pas çdo kafshate ushqimi pakësohej pashmangshmërisht, dhe macja fillonte të shikonte me trishtim banakun.

Drew nuk po vinte.

Marroni mallkoi veten që nuk i jepte kurrë për të ngrënë asaj maceje, por ai e dinte që merreshin nxënësit e tjerë. Ajo që nuk dinte ishte që atë ditë ata nxënës kishin shkuar në një seminar dhe nuk i kishin dhënë për të ngrënë maces, të bindur që do merrej Marroni me këtë gjë.

Macja ndërkaq kishte mbaruar paninen dhe po shtriqej, duke parë me vëmendje banakun. Marroni filloi të djersijë, i pasigurtë për të vepruar, kur dëgjoi zhurmën e një dere të përplasur dhe të një ecjeje të shpejtë në korridorin e hyrjes për në laborator.

Dera u hap dhe papritur Drew hyri brenda. Sapo futin kokën brenda shikimi i tij përfshiu gjithë skenën dhe vlerësoi rrufeshëm gjendjen: Marroni rrinte i palëvizur përpara banakut, me sytë të fiksuar tek macja që dukej se seriozisht kishte ndërmend të kafshonte një panine të mbështetur në piastrën e eksperimentit, i cili dukej ende i montuar.

Drew kishte një marrëdhënie të mirë me macen dhe e zgjidhi udhëkryqin shumë thjesht:

<Niels! Përjashta!>

Pas asaj komande të thatë, macja që mbante një emër2 të rëndësishëm doli menjëherë nga dritarja e laboratorit, gjithmonë paksa e hapur në mbrëmje për të lejuar ajrosjen.

Marroni lëshoi një psherëtimë lehtësimi dhe filloi të çtensionohej. Shkoi të mbyllte dritaren dhe filloi ti tregonte profesorit. I rrëfeu faktet kryesore, pasi fizikantët janë njerëz sintetikë, dhe përfundoi hipotezën e tij:

<Besoj se macja ka gjetur rastësisht një rregull kritik të eksperimentit, i cili prodhon një efekt zhvendosjeje ose shpërbërjeje të lëndës së vendosur në pllakëz. Nuk gjej shpjegime të tjera, për momentin.>

Gjatë kohës të tregimit, Drew kishte vëzhguar eksperimentin, kishte thithur gjithë vlerat e vendosura në kompiuter dhe rregullat përfundimtare të instrumenteve të lidhura.

<Marron, mesa duket ka ndodhur si thua ti, por ti e di mirë se që një eksperiment të jetë i vlefshëm, duhet të mund të përsëritet. Mirë, tani ne do ruajmë gjendjen aktuale, pastaj do të provojmë të riprodhojmë efektin e vëzhguar.>

Para së gjithash, pa prekur asgjë, Drew morri nga një raft një aparat fotografik dixhital, pajisur me një dispozitiv që i vishte një rrjetë të shkallëzuar me finesë imazhit të kapur; fotografoi gjithë sendet në banak, një nga një dhe të grupuara, nga disa këndvështrime. Rrjeta do të lejonte më pas tju riktheheshin largësive të sakta dhe këndeve midis objekteve, në mënyrë që të mund të restaurohej paraqitja e saktë e eksperimentit po të qe nevoja. Fotografoi edhe ekranin e kompiuterit, ku shfaqeshin të gjithë parametrat e kalibrimit të mjeteve të ndryshme që komandoheshin nga ai, dhe në fund Marron ruajti parametrat në skedar.

Të dy bashkë shkarkuan në një kompiuter tjetër të gjitha imazhet e fotografuara dhe skedarët me parametra, krijuan dy kopje dhe i ruajtën të veçuara: një në çantën e Drew-së dhe tjetrën në xhaketën e Marronit.

Tani ishte momenti vendimtar: duhej të provonin të riprodhonin efektin.

Drew zhvendosi fetën e bukës mbi piastër, në mënyrë që të kishte përsëri bukë në vendin nga ku më parë ishte zhdukur lënda.

<Pasi nuk dimë asgjë sesi mund të ketë funksionuar, do të vijojmë në mënyrë rastësore, duke modifikuar një parametër çdo herë dhe duke vëzhguar se çfarë ndodh. Marron, zgjidh një parametër në kompiuter. Do të fillojmë nga kjo.>

Marron u kthye drejt ekranit dhe zgjodhi parametrin e parë që i zunë sytë.

<Do ndryshoj K22-in.Tani është 1123,08V3. Po e çoj në zero.>

Nxënësi e bëri.

Nuk ndodhi asgjë.

<Po e rris me 10V. Tani K22-i është në 10V, 20V, 30V>

Akoma asgjë.

Kur mbërriti në 350V, Drew i tha Marronit ta rriste me shkallë 50V.

<400V, 450V, 500V>

Akoma asgjë.

Gjeneratori zhurmonte fuqishëm nga rritja e tensionit.

<950, 1000, 1050, 1100, 1150, 1200V>

Asgjë.

Marron ndaloi. Ndaloi së rrituri tensionin.

<Profesor, e kemi kaluar vlerën e eksperimentit.>

<E pashë, Marron.>, Drew po reflektonte intensivisht. <Mirë, vendos K22-in në mënyrë direkte, në 1123,08V, siç ishte në fillim.>

Marron vendosi vlerën me tastierë, dhe para se ta fuste në sistem ndaloi, këmbeu një shikim dakordësie me Drew-në, që të dy u përqëndruan tek paninja, pastaj djaloshi aktivizoi vlerën: menjëherë, sikur të kish qenë gjëja më natyrale në botë, një racion nga paninja u zhduk. Forma e tij ishte ekzaktësisht si ajo që ishte zhdukur më parë.

Drew gulçoi. Në vetvete, nuk kishte besuar vërtet që efekti i përshkruar nga Marroni të ishte prodhuar, por mendonte se kishte një shpjegim konvenzional për çdo gjë.

Të gjendurit direkt gjatë manifestimit të efektit e kishte shtangur. Iu duk se po zhytej në një zbrazëti të krijuar papritur poshtë tij dhe hezitoi. Për fat qëndronte ulur dhe mjaftoi që nxënësi ta mbante pak, gati, duke penguar rrëzimin e tij. E kuptoi se çfarë mund të kish kaluar Marron duke vëzhguar efektin herën e parë. Iu desh gati një minutë për të rimarrë veten, por tani e kishte veten në kontroll. Nuk e ndjente më lodhjen e ditës, gjumi i kishte dalë, mendja e tij tani ishte një mjet i fuqishëm dhe i mprehtë, i përqëndruar plotësisht tek eksperimenti.

<Mirë, Marron>, tha ftohtë Drew, <çoje K22-in në zero, pastaj në 1123,08V.> Ndërkaq hoqi në mënyrë të përshtashme paninen.

Marron ekzekutoi, dhe sërish materia u zhduk.

Provuan duke çuar K22-in në 1123,079V, por pa rezultat.

<Tani e dimë që K22-i prodhon efektin vetëm nëse arrihet direkt vlera kritike. Nuk ka një manifestim gradual të fenomenit, as për vlerat e afërta me atë kritike. Duket se jemi pikërisht përballë diçkaje neto, që ose ndodh ose nuk ndodh aspak, sipas vlerës që i japim parametrit. Mirë, tani provojmë me parametrat e tjerë. Fillo me radhë, duke nisur nga i pari, duke i ndryshuar gradualisht siç vepruam për K22-in.>

Marron ndërhyri:

<Profesor, ka mbetur pak bukë; mendoj se duhet të provojmë me ndonjë material tjetër, para se të kalojmë tek parametrat e tjerë.>

<Hëm, ke të drejtë.>

Drew morri një bllok tefloni nga një banak afër dhe e mbështeti mbi piastër.

Duke ndryshuar K22-shin, bënë të zhdukej edhe një pjesë nga ai. Arritën në të njëjtin rezultat edhe me një copë dru, një prizëm, një fletë plumbi dhe me fshirësen e dërrasës. Kuptuan që trashësia e lëndës që zhvendosej ishte rreth gjysmë centimetri.

Ishte ora dhjetë e darkës kur filluan të ndryshojnë parametrat e tjerë. Kishin fikur të gjitha dritat veç një llampe sipër në banak. Drita spektrale e hënës hynte nga dritarja afër, duke ndriçuar shpatullat e dy njerëzve të përkulur mbi një banak të lodhur të një laboratori normal fizike. Puna e tyre ishte e heshtur, murgjërore. Nxënësi ndiqte mësuesin, dhe mësuesi merrte forcë të re nga intuitat e nxënësit të ri, por të mprehtë. Mjaftonin pak fjalë, ndonjëherë vetëm gjeste të sapo përmendura, që të kuptoheshin në ajër në sintoni perfekte gjatë analizës së një fenomeni ogurzi dhe të pakapshëm.

<Duhet të ketë një këmbim.>, vuri re Drew gjatë provave.

Marroni e pa me pamje pyetëse.

<Nëse lënda do të zhvendosej ose shpërbëhej, në vend të saj do të mbetej zbrazëtia dhe ajri rrethues që do ta mbushte menjëherë, duke nxjerrë një zhurmë të thatë, si një kërcitje. Meqë zhurma nuk dëgjohet, besoj që lënda që zhduket nga këtu shkon në një vend tjetër, dhe atje zëvendëson një vëllim ajri që në fakt vjen këtu. Shkëmbimi duhet të jetë i menjëhershëm dhe bashkëkohor.>

Kushedi ku përfundojnë këto sende, pyeti Marron, ku do jetë drejtuar instrumenti?

Në një moment shuan edhe llampën e fundit të mbetur dhe monitorin e kompiuterit, për të vëzhguar efektet e mundshme optike që shoqëronin eksperimentin.

Brendësia e laboratorit ishte e errët, me përjashtim të dritës së hënës që ndriçonte dobët ambientin.

Asnjë zhurmë, përveç ventilatorit të kompiuterit që frynte mbyturazi dhe zukatjes së gjeneratorit të tensionit të lartë.

Marron ndjeu impulsin për të parë jashtë nga dritarja dhe vuri re diçka te çuditshme: fytyra që jemi mësuar të shikojmë kur vëzhgojmë hënën tani dukej sikur i vëzhgonte e habitur, sikur kjo gjë që po bënin ata të dy nuk duhej bërë.

Ose ndoshta jo akoma.

Marronin e kaploi një e dridhur, por u shkund shpejt dhe aktivizoi shkëmbimin.

Laboratori u mbyt në errësirë të plotë. Nxënësi ngriu në vend; balli iu bulëzua nga djersët.

<Profesor>, mërmëriti.

Si përgjigje, dëgjoi vetëm një kërcitje të çuditshme. Nuk guxonte të lëvizte. Djersa po i shtohej.

Dukej sikur koha kishte ndaluar, në atë laborator.

Gjithmonë errësirë, një ërrësirë shtypëse, si një dorë e madhe që e shtrëngonte gjithmonë e më shumë.

Tensioni ishte tashmë i patolerueshëm.

Kaloi edhe një gjysmë minuti tjetër, pastaj era në lartësi shtyu tutje renë që kishte errësuar hënën, pa dijeninë e të dyve, dhe kjo e fundit filloi të ndriçonte ftohtësisht skenën.

Marron pa nga Drew.

Profesori i moshuar i kishte sytë të shqyer, fytyrën të zverdhur si limoni, dhe me duart ishte kapur pas banakut dhe e shtrëngonte fort, me grushtat e zbardhura nga sforcimi. Ky shtrëngim shkaktonte kërcitjen që nxënësi kishte dëgjuar pak më parë. Siguria dhe vetëkontrolli i Drew-së ishin zhdukur, dhe në atë moment ky njeri shprehte vetëm një gjë: frikë.

<Profesor>, guxoi përsëri Marron.

Drew u duk sikur u shkund, me ngadalë.

<Ndiz dritën, Marron.>, psherëtiu me mundim.

Djaloshi kërkoi çelësin e dritës dhe ndezi llampën. Një dritë e gjallë ndriçoi banakun. Pa thënë asnjë fjalë, shkoi tek muri dhe ndezi të gjitha dritat e laboratorit.

U duk sikur jeta po rikthehej, sikur ato çaste të tmerrshme u fshinë menjëherë nga gjithë ajo dritë. Drew u ngrit nga karrigia dhe bëri disa hapa. Pastaj fshiu ballin me një shami.

Marron u kthye tek banaku dhe vëzhgoi piastrën e eksperimentit. Lënda ishte zhdukur, si gjithmonë. Asgjë nuk ishte ndryshe. Nxënësi pa nga profesori, që ndërkaq ishte duke u kthyer në vendin e tij. Shikimet e tyre u kryqëzuan, dhe të dy kuptuan që në atë moment dramatik kishin provuar të njëjtat ndjesi.

<Sygjestion. Veç sygjestion. Është natë, jemi të lodhur dhe po merremi me probleme të vështira. Mund të ndodhë>, Drew fliste, i pasigurtë, duke u përpjekur të merrte veten.

<Po, sigurisht. Kështu duhet të jetë.>, Marroni aprovoi, jo shumë i bindur, por e ndjente se, si njeri racional që e mbante veten, duhej të ishte siç thoshte profesori i tij, më i moshuar dhe më i ditur.

Të dy rinisën punën e tyre, por, jo pa një hezitim të vogël fillestar.

Parametrat në kompiuter ishin njëzet e tetë, dhe në orën dy të natës Marron e Drew mbaruan provat. Kishin shënuar gjithçka, kishin ruajtur të gjitha të dhënat që kishin përdorur, dhe sytë e tyre të zmadhuar nga tensioni, me rrathë të zinj dhe rrema gjaku nga sforcimi pamor që kërkonte eksperimenti shprehnin një lodhje të pathënë, bashkë me dritën e një fitoreje që pak herë në jetë një njeriu i lejohet të provojë.

Incidenti ishte harruar tashmë.

Kapitulli III

Duke parë orën, Drew mendoi që do kishte qenë e patakt të kthente Marronin në godinat e studentëve, të vetmuar dhe të sfilitur, me gjithë atë që djali kishte fituar për të dy.

<Marron, si thua sikur të vish për të fjetur në shtëpinë time? Motra ime është tek një mikeshë në Leeds për disa ditë, dhe ti mund të përdorësh dhomën e saj.>

<Faleminderit, profesor, besoj se do pranoj me kënaqësi.>, u përgjigj mirënjohës djali i rraskapitur.

Për të mos lejuar që ditën tjetër dikush të ngacmonte qoftë edhe padashje eksperimentin, Drew ngjiti në anën e jashtme të derës së laboratorit një fletë të zhgarravitur në moment, që thoshte: LABORATOR I INFEKTUAR NGA BUBURRECA. MOS HYNI!, pastaj hipën në makinën e Drew-së dhe shumë shpejt mbërritën në vilën e vogël, që ndodhej sapo dilje jashtë perimetrit të Universitetit.

Falë Zotit banon afër, mendoi Marron, qoftë për arsyen që profesori kishte ardhur shpejt në laborator, atë mbrëmje, qoftë dhe për faktin që ndihej aq i lodhur dhe sytë po i mbylleshin. Kishte absolutisht nevojë të flinte.

Ngjitën rruginën që të çonte tek hyrja dhe Drew u hallakat paksa me çelësat, më në fund hynë brenda.

I zoti i shtëpise e çoi nxënësin në dhomën e së motrës dhe i dha indikacionet kryesore në lidhje me shërbimet e kuzhinës, pastaj propozoi:

Назад Дальше