Kriteri I Leibnizit - Maurizio Dagradi 3 стр.


Falë Zotit banon afër, mendoi Marron, qoftë për arsyen që profesori kishte ardhur shpejt në laborator, atë mbrëmje, qoftë dhe për faktin që ndihej aq i lodhur dhe sytë po i mbylleshin. Kishte absolutisht nevojë të flinte.

Ngjitën rruginën që të çonte tek hyrja dhe Drew u hallakat paksa me çelësat, më në fund hynë brenda.

I zoti i shtëpise e çoi nxënësin në dhomën e së motrës dhe i dha indikacionet kryesore në lidhje me shërbimet e kuzhinës, pastaj propozoi:

<Dëgjo pak, Marron, tani të veshim pizhamat dhe të lajmë dhëmbët si fëmijë të mbarë, po si thua për ndonjë gllënjkë sa për të hequr stresin, para se të flemë?>

Nxënësi pothuajse nuk rrinte dot më në këmbë nga gjumi, por duhej edhe të pranonte që i kishte nervat shumë të tendosura, dhe kjo gjendje mund ta kishte mbajtur zgjuar për gjithë natën.

Ndërkohë nuk kishte ngrënë darkë, po në atë orë kush kish dëshirë për të ngrënë, e sidomos të përgatisnin? Të mos haje një vakt nuk ishte fundi i botës, për të, pra iu bashkua profesorit.

<Ide e mirë, është dhe një mënyrë për të festuar, apo jo?>

Për nja një çerek ore ishin të zhytur në kolltukët e sallonit me një wisky të mirë në duar. Nxehtësia e këndshme e gllënjkave të para i kishte çtensionuar goxha tashmë, dhe biseda ishte e qetë.

<Kjo është një ditë e veçantë, Marron>, po thoshte Drew, <shumë e veçantë. Kemi në duar një mjet që prodhon një efekt komplet të ri, as të teorizuar, me sa më rezulton. Do jetë e nevojshme të marrim parasysh teoritë fizike aktuale dhe të shohim nëse është e mundur të shpjegojmë efektin sipas tyre, apo nëse është e domosdoshme të ndërtojmë një teori të re që ta bëjë këtë gjë. Do ketë shumë punë për të bërë, për mua dhe për kolegët e mi të shpërndarë nëpër botë, pasi ti kemi vënë në dijeni të eksperimentit.>

<Do të jetë një punë e bukur, patjetër. Do më pëlqente të merrja pjesë në studim>

<Pse, kishe dyshime? Mbi të gjitha falë teje ky efekt iu dhurua botës, dhe mund të jesh i sigurtë që tani e tutje të pret vetëm një gjë: një mal me punë. Në fakt duhet të vazhdosh planin tënd të programuar të studimeve, përveç kësaj do të japësh shpirtin dhe trupin edhe për këtë sfidë të re. Urime, Marron, do të bëhesh i famshëm dhe në të njëjtën kohë do të të duhet të punosh si një pastrues anijesh. Çfarë tjetër mund të duash?>, Drew i drejtohej Marronit me ton prindëror, i kënaqur me rezultatet e djaloshit.

<Eh, në këtë moment, do të thoja një shtrat të mirë!>, u përgjigj i buzëqeshur Marron duke mbaruar likerin e tij.

<Jam dakord.>, iu bashkua Drew, <Meqë ra fjala, si quhesh?>

<Marron!AhhëmJoshua Marron. Josh.>

Drew e vëzhgoi i kënaqur.

Ai djalë ngjyrë çokollatë kishte patur fatin dhe mprehtësinë të kapte një fenomen që do të kishte mbetur i panjohur për njerëzimin për kushedi sa kohë, ndoshta përgjithmonë.

Një pikë tjetër për të zinjtë., mendoi, Duhej. E kanë merituar. Vafshin në djall ata që donin ti diskriminonin. Bota po fillon të rrotullohet nga kahu i duhur, fatmirësisht dhe besoj që, Drew u shkund, duke u kujtuar që whisky reklamonte taksat e veta.

<Natën e mirë, Josh.>

<Natën e mirë, profesor Drew.>

Pas pak Drew ishte në shtratin e tij, i vetmuar si gjithmonë, në jetën e tij prej beqari.

Kishte njohur gra, shumë kohë më parë, por kishin qenë veç miqësi ose diçka më shumë. Ai nuk e kishte thelluar më tepër lidhjen, dhe ato pas pak kohe e kishin lënë, duke menduar se nuk nxirrje gjë nga një tip i tillë që dukej se e kishte gjithmonë kokën mes reve.

Sigurisht që fizika zinte gjithë jetën e Drew-së, por ai ishte edhe një burrë, pavarësisht gjithë të tjerave, dhe arsyeja e vërtetë për të cilën nuk kishte ndritur gjë në fushën sentimentale ishte e motra.

Timorina Drew kishte jetuar gjithmonë me të.Te të pesëdhjetat, dhjetë vite më e re se i vëllai, edhe ajo nuk ishte martuar, dhe kujdesej për të dhe për shtëpinë në një mënyrë aq shembullore saqë Drew ndihej mirënjohes në mënyrë të pavullnetshme për atë që ajo bënte. Gjallëria e të motrës e lejonte, në fakt, ti kushtohej plotësisht punës së tij, gjë që normalisht nuk e shpaguante plotësisht.

Pra Drew kishte evituar të merrtë një grua sepse, pa vetëdije, kishte frikë se kjo grua nuk do të kishte qenë në lartësinë e së motrës dhe do ta kishte kufizuar në punët e tij, diçka e pakonceptueshme për të. Ndërkaq gruaja e mundshme mund të kishte hyrë në grindje me Timorinën, dhe edhe kjo gjë do ti dukej e padurueshme pasi ndaj të motrës ndjente një detyrim të madh dhe drejt gruas do ti duhej të kishte kujdesjet e një bashkëshorti. Do të ndodhej në një qorrsokak dhe nuk do dinte si të dilte.

Me pak fjalë, Drew kishte komplekset e tij dhe kjo nuk ia bënte jetën të lehtë, edhe pse ai ende nuk e kuptonte.

Timorina, në fakt, i bënte presion psikologjik, si shumë gra dinë të bëjnë pa e kuptuar burrat, dhe e detyronte të bënte disa punë të vogla që ajo thjesht nuk kishte dëshirë ti bënte, duke ia shfaqur Drew-së si punë që vetëm ti di ti bësh mirë.

Një nga këto ishte prerja e barit në livadh, përballë vilëzës.

Kishte një sipërfaqe rreth dyqind metra katrorë dhe me barprerësen që kishin blerë duhej rreth një orë. Nuk ishte shumë, por kohët e fundit e motra e vinte në punë të dielën në mëngjes, për atë një moment i shenjtë gjatë të cilit do të kishte dashur të shplodhej plotësisht dhe të rrinte në kolltuk të dëgjonte muzikë klasike. Deri disa muaj më parë ai e korrte barin të shtunave pasdite, por që atëherë Timorina kishte filluar të ftonte shoqet, që më parë i ftonte të dielave, pikërisht të shtunave, dhe thoshte se nuk mund të pihet çaji me zhurmën e korrëses së barit në punë!.

Drew ishte përshtatur por në javët e fundit kjo gjë po bëhej e padurueshme, dhe kishte patur një ide.

Kishte menduar që, si profesor fizike që ishte, do kishte mundur të ndërtonte një dispozitiv që të ishte në gjendje të digjte menjëherë barin e livadhit mbi një lartësi duke marrë kështu një rezultat të ngjashëm me atë të kositjes.

Drew mendonte se duke patur një model të përshtatshëm konduktorësh në livadh dhe duke gjeneruar një fushë elektrike me fuqi të lartë duke filluar nga, të themi, pesë centimetra mbi barin, ky do të digjej në një farë gjatësie, duke përfituar ekuivalentin e një prerjeje të korrëses.

Nuk kishte marrë parasysh, pafajësisht, që së motrës nuk do ti shpëtonin shenjat e djegjeve në majë të fijeve të barit, dhe atij do ti duhej ti rikthehej përsëri kositëses së barit.

Megjithatë nga gjithë kjo kishte lindur dispozitivi që prehej në banakun e laboratorit.

Sikur ta kishte ditur që shoqja nga Leeds, që prej disa kohësh Timorina vizitonte të djelave, dhe këtë rradhë edhe për gjithë fundjavën si dhe të hënën, ishte një burrë simpatik i moshës së mesme që në këtë moment po bënte një gjimnastikë të këndshme me motrën e tij, në një shtrat të bukur treçereksh!

Kapitulli IV

Marron u zgjua herët, në agim. Normalisht në mëngjes nuk kishte asnjë vështirësi për tu ngritur, dhe edhe këtë herë, pavarësisht lodhjes së natës, nuk ndryshoi. Por qëndroi edhe pak në shtrat, për të peshuar çfarë kishte ndodhur, dhe filloi të pyeste veten se ku mund ti çonte mjeti materialet e shkëmbyera. Ndoshta në një faltore japoneze? Apo në një shkretëtirë australiane? Ose ndoshta në një fshat të largët afrikan?

Marron u zgjua herët, në agim. Normalisht në mëngjes nuk kishte asnjë vështirësi për tu ngritur, dhe edhe këtë herë, pavarësisht lodhjes së natës, nuk ndryshoi. Por qëndroi edhe pak në shtrat, për të peshuar çfarë kishte ndodhur, dhe filloi të pyeste veten se ku mund ti çonte mjeti materialet e shkëmbyera. Ndoshta në një faltore japoneze? Apo në një shkretëtirë australiane? Ose ndoshta në një fshat të largët afrikan?

<Eh! Nëse ka një mënyrë për ta zbuluar, do ta zbulojmë!>, përfundoi në mënyrë filozofike.

Zbriti në kuzhinë dhe gjeti Drew-në që po përgatiste një mëngjes të bollshëm për të dy.

U përshëndetën dhe iu sulën me shije të dy vezëve me pançetë, të shoqëruara me nga një çaj të mirë.

Gjatë vaktit folën pak, pasi koha nuk mjaftonte.

Pasi mbaruan mëngjesin, Drew i telefonoi sekretares së Universitetit për ta njoftuar që do të vonohej.

Ndërsa Marron nuk kishte mësim atë mëngjes, pra ishte i lirë.

U përgatitën dhe dolën.

Fillimisht shkuan tek një noter mik i Drew-së. Pas shpjegimeve të shkurtra, përgatiti një dokument në të cilin deklarohej që në atë datë zotërinjtë Lester Drew dhe Joshua Marron kishin zbuluar një efekt të ri fizik, i cili përshkruhej në mënyrë të përgjithshme, dhe që ky efekt ishte prodhuar nga një pajisje ndërtuar nga Drew dhe përshtatmërisht rregulluar nga Marroni. Macja nuk përmendej.

Pasi firmosën sipas rregullit të dy hipën në makinë dhe Drew ngau makinën deri në parkimin afër zyrës së rektorit.

Njoftuan mbërritjen dhe pak minuta më vonë hynë.

Rektori McKintock jetonte në atë zyrë në mënyrë spartane dhe pa stoli. Vetëm gjërat kryesore dhe më të nevojshme lejoheshin në atë ambient. Vetë pamja e rektorit përçonte qetësi dhe efikasitet.

<Drew, miku im, çfarë mund të bëj për ty?>, vetëm një shikim Marronit, pa asnjë përshëndetje.

<Përshëndetje, McKintock. Kam një zbulim.>

Thelbi i konfirmimit të Drew-së bëri që balli i rektorit të rrudhej, duke prishur maskën e ftohtë që ishte mësuar të paraqiste në vendin e punës. Ajo maskë duhej të shprehte vetëkontroll dhe kontroll të plotë mbi gjithçka dhe për çdo gjë, dhe ishte një ndihmë për të ruajtur shkallën hierarkike në rregullin e duhur.

McKintock e dinte që Drew ishte i zoti, por nuk priste që, në të gjashtëdhjetat, fizikanti të prodhonte diçka të veçantë, pas një jete të harxhuar në hijen e mësimdhënies dinjitoze por anonime.

<Një zbulim? Cilin?>

<Unë dhe studenti Marron kemi vënë në punë një pajisje që është në gjendje të shkëmbejë midis tyre dy vëllime hapësire, në mënyrë të menjëhershme dhe me harxhim të vogël energjie.>

Rektori ishte profesor i letërsisë së vjetër dhe fizika për të ishte një botë pa peshë dhe e pakuptueshme. Konceptet si hapësirë-kohë, relativitet apo edhe strukturë e atomit për të ishin të panjohura.

Mendoi se e kuptoi atë që Drew kishte thënë, dhe e pa me një hije sarkazme, pastaj morri në të njëjtën kohë nga tavolina një kapesë dokumentash dhe një mbajtëse syzash, kryqëzoi krahët dhe iu këmbeu vendet.

<Nuk më duket një zbulim i madh, Drew. Arrij ta bëj edhe unë veç me duar dhe pa ndihmën e mjeteve, siç e sheh.>

<Të lumtë, po a i ke krahët aq të gjatë për ta bërë midis Manchester-it dhe Pekinit?>, Drew i njihte boshllëqet shkencore të McKintock-ut dhe i njihte edhe prirjet e tij për sarkazëm, dhe kishte vendosur tiu përgjigjej rimave të tij.

<Si, Pekin?>, rektori ishte konfuz.

<Pikërisht kështu, McKintock>, e nxiti Drew, <mjeti ynë është në gjendje të kryejë shkëmbimin në një largësi që mendojmë se varet nga rregullimet e tij, por sigurisht që flitet për kilometra, qindra dhe pse jo mijëra.>

<Në çkuptim, mendojmë?>, McKintock kishte marrë kontrollin e situatës.

<Në kuptimin që kemi punuar natën dhe kemi arritur të nxjerrim shumë të dhëna thelbësore mbi funksionimin e dispozitivit, ndërsa duhet akoma të përcaktojmë ku punton mjeti dhe si të ndryshojmë këto koordinata. Pasi shkëmbimi nuk kishte si destinacion ambientin e brendshëm të laboratorit, është e qartë që për momentin kjo mbetet një e dhënë për tu përcaktuar.>

Drew e kuptoi pak si vonë që fjala mendojmë e kishte bërë të humbiste avantazhin që kishte mbi rektorin, dhe ky mund të ishte një problem.

Ndërkohë u dëgjua një trazirë në sekretari. Një derë e përplasur, hapa të kujdesshëm dhe një zë i mprehtë femëror që sulmonte sekretaren, pastaj përsëri hapat e kujdesshëm, me shumë tik-take të takave, dhe dera e rektorit që hapej papritur, me profesoreshën Bryce që hynte si një tërbim dhe drejtohej me vendosmëri tek tavolina, pa dashur të dijë për miqtë.

Nëpërmjet derës së hapur, sekretarja e tronditur hapi krahët dhe tundi kokën, duke i komunikuar rektorit që nuk kishte mundur ta ndalte.

<Rektor McKintock!>, ia filloi gruaja me zërin që i ndryshonte, pothuajse duke gërthitur, <këtë herë është me të vërtetë e tepërt! Shikoni çfarë kam gjetur sot në mëngjes në karrigen e tavolinës time!>

Profesoresha vringëlloi një qese plastike transparente, në të cilën kishte disa objekte me ngjyra të ndryshme.

<Mbërrita në zyrë dhe u ula, dhe papritur kuptova që poshtë kisha këto gjëra. Shikoni çfarë pisllëqesh: qelq, metal, plastikë dhe, ooooh, mbeturina ushqimi! Më prishën fundin dhe nuk di nëse do mund ta shpëtoj. Nxënësit e vitit të dytë e kanë tepruar këtë herë dhe unë pres që ju të merrni masa për këtë rast. Për veten time e di unë si ti sistemoj!>

Gjatë këtij monologu, Marron dhe Drew ishin zbardhur papritur: në fakt në përbërësit e qeses kishin njohur materialet që kishin shkëmbyer gjatë natës. Misteri i piketimit të instrumentit ishte zgjidhur, por tani kishin një problem më të afërt.

McKintock kishte mbetur i pandjeshëm përballë zemërimit të Bryce, në fakt shakara të tilla ndodhnin me një frekuence të matur dhe mendonte se ky ishte një nga rastet e shumta, duke mos qenë në gjendje të lidhte zbulimin e Drew-së me objektet e skandalit.

Drew nuhati situatën, por pa edhe që profesoresha ishte shumë e zemëruar për të pranuar sqarime: donte vetëm hakmarrje. Prandaj e la që rektori të vendoste vetë.

McKintock morri një shprehje aprovimi të rreptë.

<Ju keni plotësisht të drejtë, profesoreshë Bryce. Ata studentë nuk dinë çështë disiplina dhe respekti për mësuesit, prandaj mund të jini e sigurtë që do veproj menjëherë që të zbatohet një dënim ekzemplar, pas të cilit nuk do kenë më asnjë dëshirë të bëjnë diçka tjetër veç studimit.>

Bryce pranoi përgjigjen me një gjest të thatë miratimi, pastaj u rrotullua mbi taka dhe me hapa të mëdhenj doli nga zyra duke u drejtuar në klasën e biologjisë, lënda e saj, për tju imponuar ndëshkimin e saj personal studentëve të vitit të dytë që kishin një provim me shkrim. Do tu jepte atyre një detyrë të vështirë dhe do ta vlerësonte në mënyrë që tju prishte mesataren të gjithëve.

Ata djem do të ishin viktimat e para te Shkëmbimit.

Në zyrën e rektorit, ndërkaq, atmosfera po kthehej në normalitet, pas asaj ndërprerjeje të furishme, dhe Drew morri fjalën.

<McKintock, lëri rehat ata studentë. Ato sende janë tonat. Tani e dimë ku ka puntuar mjeti: rreth treqind metra në lindje të laboratorit të fizikës.>

Назад Дальше