Atë mbrëmje nuk kishte gjumë, dhe ulur në banakun e barit të hotelit gllënjkëzonte duke medituar, një whisky me malt të pastër, shumë të vjetër. Ishte klienti i fundit që kishte mbetur, edhe pse nuk ishte shumë vonë. Baristi po shkëlqente për herë të tretë gotat e kristalta. Dritat ishin të zymta, dhe ngjyrat e drurit të çmuar që karakterizonte mobilimin përçonin qetësi, duke e bërë të ndihej rehat.
Ishte duke pirë një tjetër gllënjkë likeri kur, e papritur dhe e pathyeshme, aroma e një parfumi, pabesueshmërisht femërore e mbështolli, duke e gjetur të papërgatitur dhe duke e bërë të kthente kokën për një çast. Mbeti i shtanguar ashtu siç ishte, si i ngurosur, dhe parfumi e zhyti plotësisht. Në të majtë të tij ishte shfaqur një grua, e veshur shumë mirë, me sjellje elegante dhe të sigurtë, që pa u ulur, pak e larguar nga banaku, bëri porosinë e saj:
<Sherry, faleminderit.>
Zëri ishte i ngrohtë, prej kontraltoje, i kontrolluar në mënyrë të përkryer, si një person i mësuar të flasë në publik, në një publik të kujdesshëm e të vëmendshëm.
McKintock e vëzhgoi me bisht të syrit, duke u përpjekur të mos tregojë interes.
Gruaja po e injoronte plotësisht. Ishte me trup mesatar, me lëkurë ngjyrë të hapur dhe flokët të kuq të errët të mbledhura me një kapse ngjyrë mermeri. Trupi kishte përmasa shumë femërore.
Kishte veshur një kostum të një çmimi të lartë, me një fund të ngushtë që arrinte deri tek gjunjtë, të përkryer, këpucët ngjyrë kafe e errët, me takë të lartë dhe të hollë, getat të zeza. Xhaketa e vogël mbulonte një këmishë të bardhë me një dekolte të dukshme por të matur. Mbi jakë një spillë floriri në formë C-je spikaste me hijeshi. Në qafë mbante një varëse masive floriri të derdhur me finesë, dhe vëthët me diamantin e tyre të bollshëm mbushnin me dritë veshët.
Fytyra ishte e ëmbël, me linja delikate por të përcaktuara mirë. Sytë jeshile e çelur i hapnin rrugën hundës pozicionuar drejt dhe lehtësisht si shqiponjë. Buzët e holla por jo shumë ishin në sintoni me mjekrën pak të dalë.
Grimi i lehtë dhe në ngjyra pastel. Vetëm ndonjë fije rrudhe shumë e hollë mbi ballë dhe mbi mollëza të gruas, mesa dukej rreth të pesëdhjetave.
Baristi shërbeu sherry-in, duke lënë kupën mbi banak pa bërë as zhurmën më të vogël, pastaj u zhduk në zonën e shërbimit pas vitrinës së barit për të mbaruar ndonjë punë.
Gruaja zgjati dorën e majtë, me gishta të hollë dhe me thonjtë të zbukuruara me kujdes, me zmalt ngjyrë perle, dhe morri me delikatesë gotën. Ndërsa e ngrinte, McKintock-u nuk mundi të përmbahej, ndoshta i magjepsur nga ai parfum dhe nga ai vizion, dhe ngriti edhe ai gotën e tij, duke thënë me zë të qetë:
<Gëzuar!>
Ajo ktheu lehtësisht kokën drejt tij, duke e përkulur njëkohësisht pak përpara. Bëri një buzëqeshje të lehtë, dhe u përgjigj pa asnjë ndryshim të zërit:
<Gëzuar.>
Pastaj u kthye të shikonte përpara vetes dhe piu një gllënjkë nga likeri i saj, ndërsa McKintock gëlltiti njëherazi çi mbetej në gotë.
Dhe McKintock qëndroi kështu, me gotën të zbrazët në dorë, duke kuptuar vetëm atëherë që kishte pirë treçerekun e sasisë njëherazi. Whisky e kishte mbushur me një nxehtësi të këndshme, dhe parfumi i gruas e dehte dhe rindizte tek ai ndjenja të fjetura prej shumë kohësh. Dhe mbi të gjitha ishte ajo, një metër larg, pabesueshmërisht tërheqëse dhe e përkryer, ajo që mund të kishte qenë gruaja e tij ideale, nëse ndonjëherë do kishte menduar për një prototip të tillë.
Pa e kuptuar fare se çfarë ishte duke bërë, ai uli gotën, zbriti nga stoli dhe bëri një hap drejt gruas, i buzëqeshi dhe duke shtrirë miqësisht dorën tha qetësisht:
<Më lejoni? Lachlan McKintock.>
Uli edhe ajo kupën e saj, u kthye nga ai dhe i shtrëngoi dorën me hijeshi.
<Cynthia Farnham, gëzohem.>
<Cynthia>, McKintock mbeti i shtangur. Pasta filloi, me zë të ulët dhe të qetë: <Është një nga epitetet e perëndeshës Artemisë, bija e Zeusit dhe Letos, motra binjake e Apollos. Lindi në ishullin e Delos, në majë të malit Kynthos, nga ku rrjedh emri Cynthia. Perëndeshë e hënës, ishte tmerrësisht e bukur dhe qe një nga hyjnitë më të dashura të Greqisë së Vjetër. Dhe> Ndaloi, i pasigurtë.
Ndërsa ai fliste, Cynthia kishte filluar të buzëqeshte e kënaqur.
<Dhe?> e nxiti duke përkulur lehtësisht kokën majtas.
Tashmë McKintock nuk mund të kthehej më mbrapsht. Zari ishte hedhur.
<dhe shpresoj që të mos kem edhe unë fundin e Atteonit. Ai ishte një princ teban që, duke shkuar për gjah, vuri re Artemisën teksa po lahej lakuriq. U fsheh dhe qëndroi ta vëzhgonte, por ishte aq i magjepsur saqë pa e kuptuar shkeli një degë. Zhurma që bëri e nxorri zbuluar, dhe Artemisa u neverit nga shikimi i ngultë i Atteonit dhe i lëshoi mbi trup ujë magjik dhe e shndërroi në një dre. Qentë e saj e kujtuan si gjah dhe e copëtuan, duke e vrarë.> Bëri një pushim, i penduar, pastaj përsëriti:
<Shpresoj të mos kem fundin e Atteonit >
Ajo buzëqeshi pak, e zbavitur.
<Nuk shoh asnjë qen, këtu.>
McKintock nxorri frymën, i çliruar, dhe bëri edhe ai një buzëqeshje, pastaj filloi me zë konfidencial:
<Ah, këtë herë shpëtova. Më falni nëse ju kam mërzitur.>, dhe u kthye tek stoli i tij.
<Nuk ka asgjë për të kërkuar falje. Edhe mua më pëlqen të këmbej dy fjalë e relaksuar, pas ditës që kam kaluar. Lachlan, më thatë? Çprejardhje ka?>
McKintock u qetësua.
<Është një emër gal, dhe duket se tregon që vjen nga liqeni, ose edhe luftëtar luftarak.>
<Preferoj përkufizimin e parë. Ju si thoni?>
<Sigurisht. Jam dakord.> McKintock ndihej plotësisht rehat, ndërsa fliste me Cynthian. Ishte e këndshme të bisedoje me të, dhe po kaq e këndshme të gjeje menjëherë pika takimi. Prej sa kohësh lidhjet e tij me të tjerët konsistonin vetëm në grindje stresante, vendime të hidhura dhe fjalime publike pompoze!
McKintock i propozoi gruas:
<Si thoni sikur të uleshim pak më rehat?>, duke treguar një hapësirë të rehatshme pranë barit, me tavolina të ulëta dhe me kolltukë të butë.
Ajo pa orën dhe peshoi një çast kërkesën, gjë që e bëri McKintock-un të kërcente përpjetë, pastaj:
<Epo po, nuk është shumë vonë.>
Morri kupën e saj dhe iu avit bashkë me të sallonit të vogël. U ulën njëri përballë tjetrit me tavolinën në mes.
Ajo gjerbi një gllënjkë tjetër sherry; McKintock, që nuk kishte çtë pinte më, u kthye nga banaku i barit dhe i bëri një shenjë baristit, që sapo ishte kthyer në vendin e tij.
Shërbyesi arriti i gatshëm dhe McKintock u kthye nga Cynthia:
<Mund të më lejoni tju ofroj diçka? Ju pëlqejnë të kripurat, apo ndoshta një ëmbëlsirë? Një akullore?>
Ajo u mendua pak, pastaj tha:
<Pse jo? Të kripura, faleminderit.>
Ndërsa McKintock porositi një ujë tonik, dhe baristi shkoi të përgatiste porositë.
Cynthia kryqëzoi këmbët dhe morri një pozë shumë komplekse.
<Çne në Birmingham?> e pyeti.
<Jam këtu për kuvendin mbi mitologjinë greke. Jam profesor i letërsisë së vjetër dhe dua të jem i azhornuar.>
<Ah, kuptoj. Prandaj dinit gjithçka për Artemisën. Por> shtoi me një pikë djallëzie < po tju kisha dërguar një derr të egër?>
McKintock mbeti i shushatur. U skuq deri në rrëzë të flokëve, duke u ndjerë një budalla i vërtetë. Cynthia dinte gjithçka për Artemisën, gjithçka! E kishte vënë atë në lojë deri në atë moment, dhe ai i kishte besuar.
<Do kisha përfunduar si Adoni, i vrarë nga derri i egër dërguar nga Artemisa.> konstatoi i dëshpëruar. Pastaj pati një frymëzim:
<Po ishte e llogjikshme: kush më mirë së vetë perëndesha mund të njihte legjendat e veta?>
Cynthia buzëqeshi e kënaqur.
<Do të thotë që këtë herë do të jem zemërgjerë. Aq më tepër që kjo perëndeshë merret me investime, më shumë sesa me telenovela të Olimpit.>
Atëhere edhe McKintock buzëqeshi, dhe u ndje i lumtur që e kishte takuar. Ishte një grua e kulturuar dhe inteligjente, pabesueshmërisht tërheqëse.
Baristi solli porositë. Pasiqë Cynthia kishte mbaruar sherry-n, McKintock e pa me shikim pyetës, dhe ajo porositi:
<Ujë tonik edhe për mua, faleminderit.>
Filluan tju shërbenin të kripura, që ishin shumë të ndryshme dhe të shijshme. Për disa minuta qëndruan në qetësi, pastaj McKintock e pyeti:
<Investime, domethënë? Interesante. Duhet të jetë një punë me përgjegjësi të madhe.>
<Sigurisht.> pohoi ajo. <Duhet marrë parasysh që kush vendos të investojë para pret të ketë një fitim, ose të paktën të ruajë kapitalin e investuar, në rastin më të keq. Kjo varet kryesisht nga profili i riskut që investitori zgjedh. Sa më i lartë të jetë rreziku, pra flasim për investime me përmbajtje të lartë aksionesh, aq më i lartë mund të jetë fitimi, me kusht që horizonti i përkohshëm i investimit të jetë të paktën pesë vjet. Kjo zgjatje është mjaftueshmërisht e gjatë për të lejuar rritjen e aksioneve në kohë, edhe duke qenë objekt i variacioneve të forta në periudhë të shkurtër të lidhura me ecurinë e tregut. Tendenca është ajo që ka rëndësi, në këtë rast, sepse nëse aksionet janë të kompanive të shëndetshme vlera e tyre do të rritet në mënyrë të paevitueshme, falë luftrave, revolucioneve ose ngjarjeve në nivel kombëtar ose botëror. Nëse investitori është i sigurt në mënyrë të arsyeshme se nuk do ketë nevojë për paratë e investuara në aksione, të paktën për afatin minimal të nevojshëm për këto lloj operacionesh, atëhere është shumë e mundur që pas ndonjë viti të ketë marrë një fitim domethënës. Sigurisht, asnjë nuk e njeh të ardhmen, si vijim rreziku për të humbur para ekziston, është real, por ekonomia paraqet tendenca ciklike që lejojnë të bësh parashikime të arsyeshme dhe të investosh sipas rrethanave.>
Baristi ndërkohë kishte sjellë ujin tonik për Cynthian, që piu një gllënjkë dhe rifilloi:
<Ekstremi i kundërt është risku i ulët, investimi në tituj me të ardhura fikse. Në këtë rast horizonti i përkohshëm është shumë më i shpejtë, mund të jetë edhe më pak se një vit. Këto tituj, në fakt, japin një rendiment të ulët por të sigurtë, pra janë të përshtatshëm për atë që nuk do të rrezikojë asgjë, që kënaqet me pak fitime dhe e di që ka kapitalin në dispozicion virtualisht kur të dojë.
Midis dy ekstremeve janë investimet e përziera, në të cilat mund të zgjidhet të investohet një pjesë e kapitalit në aksione dhe një pjesë në të ardhura fikse, në proporcione të ndryshueshme sipas prirjes ndaj riskut. Në këtë mënyrë është e arsyeshme të presësh që nëse një pjesë e investimit nuk po shkon shumë mirë në një periudhë të dhënë, pjesa tjetër është e mbrojtur, pra investuesi është më i qetë. Detyra ime është të drejtoj investuesin të zgjedhë formën e investimit më të përshtatshëm për të. Pasi janë paratë e klientit ato që rrezikohen në operacion, nevojitet shumë kompetencë, shumë ndërgjegje dhe shumë përgjegjësi gjatë këshillimit të një investimi në vend të një tjetri. Nuk lejohen gabimet. Ose më mirë, nuk mund të gabosh dy herë, sepse pas të parit është e sigurtë që duhet të ndërrosh punë.>
Piu një tjetër gllënjkë uji tonik dhe e pa:
<Po ju mërzis, vërtet?>
McKintock po e dëgjonte i magjepsur prej disa minutash. Ai zë i ngrohtë që ekspozonte me shumë pushtet koncepte të thata si ato të financës, ato sy të gjelbër që shikonin larg ndërsa fliste, e kishin lënë gojëhapur.
<Jo, përkundrazi.> u përgjigj. <Është një argument shumë interesant. Kam investime, edhe unë, por duhet të them se nuk kam takuar asnjëherë dikë që të më fliste siç më folët ju.>
Ajo morri një copë ushqimi dhe pyeti me gjallëri:
<Eh, e si po shkojnë investimet tuaja?> dhe filloi të përtypte ushqimin: ishte shumë i shijshëm me speca djegës dhe açuge, shumë i shijshëm.
McKintock gjerbi mendueshëm ujin tonik, pastaj u përgjigj:
<Në të vërtetë, nuk e di. Tani që po e mendoj, ka disa kohë që nuk merrem më. Kushedi si janë paratë e mia. Do përpiqem të bëj një kotroll, në një nga këto ditë.>
Po pra, një nga këto ditë. Si për shumë gjëra të tjera, ajo ditë nuk do të kishte ardhur kurrë, aq i zënë sa ishte me punë dhe nga shkëputja e pandërgjegjshme që kishte vendosur drejt gjërave që nuk kishin lidhje direkt me Universitetin. Papritur e kuptoi që kishte lënë që shumë gjëra të ecnin për hesap të tyre, pa i drejtuar ai. Miqësitë, investimet, vetminë e tij.
Vetminë.
Ndjeu, deri në fund të shpirtit, sa i vetmuar ishte. Dhe prej sa kohësh ishte.
Në atë moment McKintock pa veten e tij. Pa njeriun që ishte bërë. Një personazh i fuqishëm dhe prestigjioz, përballë botës.
Por një mjeran, si njeri.
E pa ngultas në sy.
<Po pyesja veten> filloi hezitueshëm, <po pyesja veten nëse > pushoi përsëri, <po pyesja veten nëse mund të ishit kaq e sjellshme sa të donit të merreshit me investimet e mia.> përfundoi me një frymë.
Cynthia i ktheu vështrimin, e ndërsa ai fliste lexoi në sytë e tij ato që kishte brenda ai burrë. Lexoi vetminë, dhe lexoi gjendjen e personit.
Nuk hezitoi një çast.
<Nuk më pëlqen të fle vetëm, sonte.>
E kishte thënë me aq natyrshmëri saqë McKintock nuk e kuptoi menjëherë kuptimin e vërtetë të fjalëve të saj.
Por pas disa çastesh e kuptoi, dhe një emocion shumë i fortë e pushtoi atë. Sytë iu lagën, dhe me buzët që i dridheshin zgjati dorën të kapte me delikatesë dorën e saj, që i buzëqeshi me hijeshi.
Morrën me vete gotat dhe iu avitën ashensorit, dorë për dore.
Baristi i vëzhgoi të largoheshin
Uau, çfarë shpejtësie! mendoi.
Pa me habi kutinë që mbante në një raft.
Të kenë qenë ushqimet e kripura?
Dhoma e Cynthia-s ishte shumë e ngjashme me dhomën e tij, e gjerë, me shtratin treçereksh, dollapin të mjaftueshëm, një tavolinë shkrimi dhe një kolltuk për relaks. Televizori satelitor dhe frigo-bari ishin aksesorë të vlefshëm për përdoruesin e dhomës. Mobilimi ishte i rafinuar, siç i përshtatej një hoteli të kategorisë së lartë siç ishte ai. Pikturat nëpër mure përfaqësonin pejsazhe të Yorkshir-it, me shkurre të gjelbra dhe të valëvitura vazhdimisht nga era.
Banjua ishte shumë mikpritëse, me sanitarët e rinj dhe të higjienizuar në mënyrë të përkryer. Dushi lluksoz me kabinë kristali ishte tmerrësisht ftues, në fakt Cynthia filloi menjëherë të përgatitej. Hoqi kapësen e flokëve dhe i lëshoi, duke rrotulluar kokën disa herë majtas dhe djathtas për ti veçuar. I arrinin deri tek shpatullat dhe tregonin një prerje të sofistikuar me shkallë. Hoqi xhaketën dhe e vendosi me rregull në varëse. Nuk i hoqi ato këpucë aq elegante. Akoma jo. Kur uli zinxhirin e fundit McKintock u ndje i pafuqishëm, dhe për të fshehur reagimin e tij kërkoi nëse mund të shkonte në dhomën e tij të merrte sendet personale të nevojshme.