Çmimi I Ferrit - Federico Betti 2 стр.


Stefano vajti te banaku i Mauros dhe porositi një nga ato pijet që vetëm ai dinte ti përgatiste.

Pas pak minutave Mauro i solli specialitetin e tij: Bladi Meri me shumë piper. Nga ato që thoshin klientët e rregullt të lokalit, duhej të ishte vërtet një mrekulli.

Stefano mendoi se ia vlente vërtet ta provonte, kështu që ndoshta edhe do qetësohej.

Priti ca minuta, dhe më pas erdhi Elis.

Ajo u frikësua kur e pa aq të trishtuar dhe të zymtë dhe më pas e pyeti çishte ajo gjë aq e tmerrshme që i kishte bërë vaki.

Ai ia tregoi.

IV

Elis rrinte e shokuar dhe e tmerruar gjatë gjithë kohës që Stefano i rrëfeu gjithҫka i kishte ndodhur.

Ndërkohë u mendua edhe për atë që kishte ndodhur në shtëpinë e Santopietros dhe u mundua ti lidhte të gjitha ndodhitë me njëra tjetrën.

«Stefano» tha Elis «isha te shtëpia e Santopietros sot mbasdite nga ora tre dhe e gjeta teksa kishte kapur një njeri tjetër. Një kavie njeri. Qëllova për ta hequr qafe, por e mbërthyer nga paniku gabova në shënjestër».

«Dhe pastaj?» ia ktheu Stefano.

«Vrava kavien».

«Dua të them se ke vrarë një të pafajshëm dhe ai shkërdhata është akoma vërdallë dhe i pashqetësuar si kurrë ndonjëherë?».

«Atë doja të thoja edhe unë» ia ktheu Elis.

Elis dhe Stefano dolën nga lokali i Mauros dhe u përpoqën të qetësoheshin të dy duke bërë një xhiro me makinë nëpër Bolonjë. Ndoshta do kishte efekt.

Kur u lodhën së ecuri dhe së foluri, u përshëndetën me njëri tjetrin duke lënë takim të nesërmen në Departamentin e Policisë.

U ndanë nga njëri tjetri dhe u nisën për tu ҫlodhur në shtëpi.

Me të mbërritur në apartamentin e saj të përkohshëm në kryqendrën e Emilia Romanjës, Elli (kështu e thërriste miqësisht Stefano) bëri një dush me ujë të ftohtë dhe u shtri mbi krevat.

Sapo kaluan gati dhjetë minuta, e zuri gjumi.

Ҫuditërisht, pas gjithë atyre që kishin ndodhur gjatë ditës, arriti të flinte mirë dhe me tu zgjuar u ndje e lumtur për këtë gjë, edhe pse kishte arritur të flinte vetëm pak.

Zgjimi i kishte ardhur krejt padashur nga zilja e telefonit.

Zor se merrte telefonata kaq vonë në mbrëmje. Ndoshta diҫka e rëndë kishte ngjarë. Ndoshta diҫka që kishte lidhje me rastin që po ndiqte bashkë me Stefanon.

E alarmuar, ngriti receptorin.

Ndjeu një fishkëllimë të pazakontë dhe nisi të shqetësohej.

«Nuk njihemi. Apo jo?».

Ajo nuk u përgjigj dhe vazhdoi të dëgjonte.

«Përgjigju! Është e vërtetë që njihemi? Përgjigju po».

Kishte frikë. Mos ishte Santopietro? Jo, ai nuk kishte atë timbër zëri. Nuk mund të ishte ai.

Por kush ishte atëherë?

Ndërkohë vazhdonte të dëgjohej ai zë.

«Mos bëj gjasme sikur nuk di gjë, sepse e di fare mirë që jemi takuar».

Gjithnjë e më e frikësuar, Elis e mbylli telefonin.

U shtri prapë në krevat dhe u përpoq ta zinte gjumi.

Por nuk po arrinte dot më.

Vendosi të ngrihej dhe të shkonte të pinte diҫka të freskët.

Sapo hyri në kuzhinë, pati një ndjesi të ҫuditshme sikur diҫka kishte ndryshuar. Por nuk dinte ҫfarë.

Në fund vuri re diҫka të padëshifruar që qe shkruar mbi dysheme:

Do takohemi përsëri!

Bashkë do jemi të lumtur!

Nuk po e kuptonte se ҫfarë domethënie mund të kishin ato fjalë.

Nuk po arrinte dot ti shpjegonte.

I duhej të fliste patjetër me Stefano Xamanjin.

Iu duk një mendim i mirë ndërkohë, të provonte prapë të flinte, me shpresë se do ia dilte mbanë.

U shtri dhe mbylli sytë.

Do ta zini ju vendin e tij ... Ma vratë... Do ta zini ju vendin e tij... Do të paguani për këtë që bëtë... do ta paguani....

Po mundohej shumë ta zinte gjumi, por ishte e kotë.

Prapë zgjuar që zgjuar rrinte.

Ndërkohë ra edhe njëherë zilja e telefonit. Ishte katër e mëngjesit.

Elis ngriu.

Dridhej.

Nuk donte të përgjigjej.

Po sikur të ishte Stefano ai që po telefononte pasi mund ti kishte ngjarë ndonjë gjë e pazakontë ashtu siҫ i kishte ngjarë edhe asaj?

Vendosi, e tëra nën ankth, që të merrte vesh se kush qe.

«Njihe...».

Elis e mbylli telefonin, duke u dridhur e tëra.

Mendoi me kujdes të mbyllte dyer dhe dritare dhe të priste ditën tjetër për tu takuar me kolegun dhe tia rrëfente atij të gjitha fije e për pe.

Do ta zini ju vendin e tij....

Duhej të qetësohej.

E vratë... do ta paguani për këtë që bëtë... Do ta zini ju vendin e tij....

Elis ishte pak të thoje e dëshpëruar. Nuk i hiqeshin nga mendja ato fjalë të Santopietros.

Duhej të arrinte ta hiqte mendjen prej andej. Të paktën deri sa pa gdhirë mirë akoma, të mundej të ҫlodhej edhe nja dy orë ose tre.

Ndërkohë u kthye në kuzhinë për të parë se mos ndoshta i rastiste ndonjë prej atyre fjalëve të shkruara mbi dysheme.

E shtrydhi trurin edhe për ca momente por nuk nxori asgjë prej gjëje. Fjalët e shkruara ishin krejt të padëshifruara, por një kuptim duhej ta kishin.

Fundja edhe një kuptim të vogël fare.

U bë shtatë e mëngjesit ndërkohë.

E lodhur nga qëndrimi në shtëpi pa bërë gjë fare, donte të dilte jashtë dhe të ecte në këmbë.

Kur doli jashtë, mendoi të merrte një gazetë, para se të shkonte në punë.

U ndal tamam në rrugën Rizzoli, pothuajse para fast-food-it të mikut të Stefanos, kështu vendosi të hynte brenda dhe ti fliste.

Mauro ishte i zënë me përgatitjen e porosive të nevojshme për klientët gjatë drekës, duke ditur që një pjesë tashmë e kishte gati të mbaruar.

Sapo pa Elisin, vajti menjëherë ta takonte.

«Mirëdita» e përshëndeti Mauro «keni marrë vesh ndonjë të re nga ai grabitësi i mëngjesit të djeshëm?».

«Asgjë pothuajse» iu përgjigj Elis «për të qenë të saktë, vetëm banesën ku rri dhe veprat penale që ka kryer në të kaluarën».

«Asgjë tjetër?» e pyeti miku i Xamanjit.

«Asgjë» ia ktheu Elis, me keqardhje.

Zoti Romani mendoi ti ofronte ndonjë pije, por ajo nuk pranoi duke i thënë se nuk ndihej mirë.

Fill pas kësaj, u përshëndetën me njëri tjetrin dhe ajo vajti drejt e në Departamentin e policisë.

Mezi priste të mësonte të rejat mbi rastin në fjalë, nëse kishte ndonjë te re, dhe të fliste ballë për ballë me Stefanon për atë që i kishte ndodhur atë natë.

Ai gjendej i ulur mbi tryezën e punës dhe po e priste.

«Tungjatjeta, Elis. Si po ia kalon?» e pyeti Stefano Xamanji.

«Jo dhe shumë mirë» ia ktheu ajo «Nuk kam mbyllur sy gjithë natën. Jam tepër e lodhur».

«Ҫështë ajo gjë aq e tmerrshme që të ka ndodhur dhe që nuk të ka lënë të flesh fare?».

«Pikërisht për këtë doja të të flisja, Stefano».

«Fillo pra të thuash ҫfarë të mundon, Elli. Mi rrëfe të gjitha: jam shumë kureshtar » tha ai.

«Kur u ndamë dje në mbrëmje, vajta drejt e në shtëpi dhe direkt e në shtrat. Pas pak ra telefoni. Për momentin mendova se ishe ti që po telefonoje sepse kishe nevojë për ndonjë gjë, por jo, nuk ishe ti. Më foli një zë i pazakontë dhe nisi të më thoshte që njiheshim me njëri tjetrin... që njihesha me atë... Stefano që njihesha me atë!».

«Epo, mund të jetë e vërtetë, gjithsesi» i tha Stefano, i qetë.

«Nuk e kam dëgjuar kurrë atë zë. Unë nuk e njoh!» ia ktheu Elis gjithmonë e më nervoze.

«Por nuk mbaroi me kaq» vazhdoi më tej të thoshte «Kur hyra në kuzhinë, vura re disa fjalë të ҫuditshme të shkruara që si kam parë kurrë. Dhe të betohem se dje mbasdite nuk ishin».

«Mund ti ketë shkruar ndonjë hajdut që ka hyrë në apartamentin tënd për të të lënë një mesazh të koduar».

«Por shtëpia ishte e gjitha në rregull».

«A je vërtet e sigurt për këtë?».

«Shumë e sigurt» iu përgjigj Elis.

«Hajde, të arsyetojmë për këto që kanë ndodhur pasi të pimë diҫka lart» propozoi Xamanji.

«Dakort jam».

Të dy bashkë vajtën te makinetat automatike që gjendeshin në korridoret e departamentit të policisë, nga ku Xamanji mori një kafe madje pyeti edhe Elisin nëse donte edhe ajo një.

Ajo iu përgjigj me një jo dhe shtoi se qe tepër nervoze për ta pirë një kafe.

«Si thua sikur sot pas lodhjes së punës, të vija në shtëpinë tënde dhe ti hidhja një sy atyre ҫa janë shkruar mbi dyshemenë e kuzhinës?».

«Do isha shumë e kënaqur» ia ktheu Elis.

Ndërkohë të dy iu përveshën punës.

V

Stefano Xamanji nuk banonte në Bolonja; aty kishte vetëm një apartament garsonier që e përdorte sa herë që i duhej të rrinte në qytet për arsye pune.

Vendbanimi i tij ishte San Laxaro e Savenës, një qytezë sa dilje në periferi.

San Laxaro ishte shumë e qetë, të paktën kështu i dukej Stefanos.

Shtrihej pothuaj tre kilometra përgjatë rrugës Emilia dhe kishte një popullsi rreth tridhjetë mijë banorë duke përfshirë edhe fshatrat rreth e përqark.

Stefano banonte në bulevardin Republika.

San Laxaro e Savenës ishte vendi klasik ku dihej gjithҫka për gjithsecilin (ose thuajse gjithҫka), sidomos për të porsaardhurin e fundit, që në këtë rast ishte ai vetë.

Të gjithë bashkëqytetarët e tij ishin shumë të lumtur që e njihnin, duke ditur që ai ishte një polic i zoti, me aq sa tregohej për të rreth e rrotull. Në veҫanti zonjusha Ema Simoni, komshia që kishte te shtëpia (dhe mu ngjitur te dera).

Kur e takonin në rrugë, të gjithë e falenderonin për ato ҫfarë po bënte për qytetin. Nganjëherë, nëse mungonte për njëfarë kohe si rrjedhojë e ҫështjeve të punës, me tu rikthyer të gjithë njerëzit bëheshin kureshtarë se përse kishte munguar.

Dhe ai u përgjigjej me aq sa mundte dhe me aq sa i lejohej.

Kur e dinte se Stefano gjendej në shtëpi, Ema e ftonte menjëherë për të pirë një gotë ҫaj, apo edhe për të ngrënë drekë.

Specialitetet e saj të gatimit ishin picat me bazë panҫete dhe domate të freskëta. Natyrisht që atij i pëlqenin shumë.

Qëkur Stefano i kishte thënë ҫfarë pëlqente, ajo gjithmonë i jepte nja dhjetë copa picash me një enë të vogël plastike ngjyrë blu.

Herë pas here, Stefano merrte edhe pak me vete kur shkonte në Departamentin e policisë së Bolonjës.

Edhe Elis, sapo i provoi, u dashurua menjëherë me ato specialitete të veҫanta.

Sa herë që kishte ndonjë problem me pistoletën e tij kalibër 38, Stefano kalonte njëherë nga dyqani i armëndreqësit Antonio Polini në rrugën Mezzini, që ndodhej nga ana tjetër e Bulevardit Republika.

Zoti Polini ishte një burrë jo shumë i gjatë me flokë të shkurtra dhe mjekër me majucë.

Pas njëfarë kohe të qëndrimit të tij në San Laxaro, Stefano Xamanji ishte bërë mik edhe me Luixhi Maxetin, pronari i dyqanit modest të pjesëve metalike mu para shtëpisë së tij.

Madje e kishte kuptuar se banonte në një vend shumë të bukur larg kaosit, thoshte vetë ai, dhe për këtë gjë ishte mëse i kënaqur.

Nuk mund të jetonte më në një qytet të mbipopulluar siҫ ishte Bolonja, kështu që ishte vënë në kërkim të diҫkaje më të qetë dhe më në fund e kishte gjetur.

Stefano dhe Elis arritën te shtëpia e saj.

«Futemi menjëherë në kuzhinë» ia bëri Elis.

U drejtuan të dy tek vendi ku gjendeshin ato fjalët e shkruara që Elis ia kishte treguar Stefanos në Departamentin e policisë.

Si për ҫudi, nuk ishin më... aty.

Nuk kishte asgjë. Sikur kishte avulluar gjithҫka.

Elis nuk dinte si ta shpjegonte.

Ishte mosbesuese dhe nuk do ta kishte besuar nëse nuk do e shikonte vetë me sytë e saj.

«Të betohem se këtu ishin» ia bëri Elis.

«Je e sigurt se nuk po gabon? Ndoshta ke fjetur pak sonte natën dhe je e lodhur».

«Jam dyqind për qind e sigurt» ia ktheu Elli.

«Për mendimin tim do bëje mirë sikur të merrje ca kohë pushim» i tha Stefano.

«Të thashë që jam e sigurt, madje shumë e sigurt. Të betohem se në mëngjes këtu gjendeshin. Pikërisht te vendi këtu ku gjendemi ne tani të dy» përsëriti me bindje vajza.

«Dakort, ta zëmë se ke të drejtë. Po si e shpjegon ti faktin se tani nuk gjenden më këtu?» e pyeti Stefano, tërë kureshtje.

«Nuk e di se ҫpërgjigje të të jap. Zhdukja e fjalëve të shkruara më ҫudit edhe mua shumë, kështu që nuk di ҫtë të them» ia ktheu Elis.

«Tani unë po iki, ndërsa ti ҫlodhu pakëz».

Elis tundi kokën.

Stefano doli dhe ajo vajti të shtrihej mbi divanin e vogël në sallon.

Pas gati njëzet minutash që kishte mbetur vetëm... ra zilja e telefonit.

«Aa...» Elis nuk e mbaroi dot fjalën dhe mbylli telefonin.

Kishte frikë se mos ishte prapë ai zëri. Se mos ishte prapë Zëri.

Po në qoftë se nuk ishte Zëri, por ndokush që kishte nevojë për të komunikuar me të?

Nuk dinte ҫpërgjigje të jepte.

U shtri përsëri mbi divan dhe pas pak ra përsëri zilja e telefonit.

Ҫfarë i duhej të bënte? Të përgjigjej? Të priste derisa të pushonte zilja? Ishte vërtet enigmë.

Pas ca momentesh ngurrimi, vendosi të përgjigjej.

«Alo?» ia bëri.

«Hajt takohemi... kurajo. Mos ki frikë. Nuk duhet të kesh frikë».

«Kush je?» pyeti ajo.

«Njihemi mirë, madje... shumë mirë...».

«Kush je? Si e ke emrin?».

«Nuk ka rëndësi kjo».

Elli e mbylli telefonin prapë.

Njihemi shumë mirë. Të takohemi. Ik pirdhu. Kushdo qoftë, është një shkërdhat që të ҫan trapin. Po kush është? Dhe ҫa mutin do prej meje? Ik o pirdhu. Nuk mund të më ҫajë trapin kështu. Nëse arrij të mësoj se kush është, do tia ҫaj bythën në katërsh. Ik pirdhu trap. Vafsh në të sëmës tani këtë moment, hajvan. Nëse nuk më lë të fle sonte mbrëma, betohem se do ta kërkoj derisa ta kem mu para syve dhe pastaj do tia zbraz gjithë karikatorin mu në mes të koqeve, dhe nëse nuk mjafton, do ti zbraz edhe një karikator tjetër. Ik pirdhu.

Gati kishte ardhur mbrëmja. Mendoi të hante ndonjë kafshatë, kështu që vajti në kuzhinë.

Hapi frigoriferin dhe nxori prej andej ca nga ato picat e shijshme të Ema Simonit, që Stefano kishte marrë me vete atë mëngjes nga San Laxaro. Ndoshta ato do tia ngrinin pak humorin për ndonjë moment, nësë nuk do shihte... ato fjalë të shkruara. Ato fjalë të shkruara, ia dhjefsha racën.

Ishin fiks si ato që qenë shkruar një ditë më parë.

Hajt takohemi njëherë!

Do jemi të lumtur bashkë!

Назад Дальше