Ishin fiks si ato që qenë shkruar një ditë më parë.
Hajt takohemi njëherë!
Do jemi të lumtur bashkë!
Ishte gjithҫka në të njëjtën radhë si një ditë përpara, fjalët e shkruara fije e për pe, pa ndryshimin më të vogël.
«Stefano!!!» bërtiti Elis gati sikur nuk po gjente më zë në grykë për një javë të tërë.
Kapi telefonin dhe mori Departamentin e policisë me shpresë se do ta gjente kolegun e saj aty.
Por për fatin e saj të keq, centralistja e seksionit të Vrasjeve e njoftoi se ai ishte larguar për në shtëpi dhe se do kthehej vetëm të nesërmen.
Elis mallkoi fatin e keq dhe mendoi se mos ndoshta do ta gjente në apartamentin e tij në Bolonjë. Mori në telefon atë numër, por ai nuk gjendej aty; atëherë duhej të ishte në San Laxaro. Duhet ta gjente me ҫdo kusht. Kishte patjetër nevojë që ti tregonte ato ҫa i kishin ndodhur. Por si ta gjente?
Dinte vetëm se banonte në San Laxaro të Savenës, por nuk e dinte as adresën, as numrin e telefonit, as edhe ndonjë gjë tjetër që mund ta ndihmonte në gjetjen e tij.
Sidoqoftë duhej të gjente një mënyrë. Ҫfarëdo lloj mënyre, ia dhjefsha racën, vetëm që ta gjente.
Patjetër që nuk do arrinte dot të flinte, por prapëseprapë e provoi njëherë.
Kishte kaluar gjysëm ore, dhe atë ende nuk e kishte zënë gjumi, kështu që vendosi të ҫohej.
I duhej të gjente Stefano Xamanjin, dhe me kohën, të dy bashkë do u duhej të gjenin Santopietron.
Ashtu e pagjumë, hipi në makinë dhe u nis për në San Laxaro të Savenës.
Rruga ishte shumë errësirë dhe po aq e populluar me njerëz, kushedi pse. Ndoshta kishte ndonjë festë aty në Bolonjë. Ku i dihej. Por...
Nuk e shtrydhi më trurin dhe mendoi ti jepte makinës, duke shmangur njerëzit e shkujdesur që ecnin nëpër rrugë në atë orë të vonë.
«Gomar, shiko ku ecën!» bërtiti me të madhe.
Dhe përsëri vazhdoi me fjalë të tilla si: mos më hajde para, hajvane, mbaj anën ku ecën, apo gomar boll i dhe makinës dhe kthehu në shtëpi! Ja kështu ndodhin edhe aksidentet.
Ishte e xhindosur me të gjithë, gjithmonë për shkak të atij tipit që i telefononte në mbrëmje vonë, dhe kurrë gjatë ditës.
«E marrtë dreqi, mbaj anën tënde!» vazhdonte të bërtiste.
Pothuajse kishte mbërritur në San Laxaro. Për fat, i mbeteshin të bënte edhe dy milje.
Në orën njëmbëdhjetë të mbrëmjes kaloi tabelën ku shkruhej SAN LAXARO E SAVENËS.
Ishte e rraskapitur nga rruga, edhe pse shumë e shkurtër.
Nuk e dinte me saktësi në cilën rrugë banonte Stefano Xamanji, kështu që mendoi të pyeste ndokënd se mos e njihte. Vajti tek bari në Rrugën Karlo Jussi aty ku kryqëzohej me Rrugën Rexho Emilia, që ishte i vetmi i hapur në atë orë.
Tek muri mbrapa banakut ishin shkruar disa fjalë si p.sh.: Tek ne, do gjeni aperitivin më të mirë që ekziston, Pi tek ne, ha ku të duash, dhe akoma të tjera si Një pije që të liron nga të gjitha hallet si kurrë ndonjëherë.
Elis u mundua të gjente pronarin për të marrë vesh se mos e njihte personin që ajo po kërkonte.
Pa nga e majta një burrë me mjekër dhe iu ngulit në kokë se ndoshta ai ishte personi që do ta ndihmonte për të gjetur Stefano Xamanjin.
«Mos e dini edhe se ku banon?» ia bëri ajo.
«Po për ҫfarë arsye doni ta dini?».
«Sepse kam një nevojë të ngutshme për tu takuar».
Burri heshti.
«Atëherë e dini se ku mund ta gjej, të lutem?».
«Në San Laxaro... natyrisht».
«Në ҫfarë rruge, e kisha fjalën».
«Ah...» ngurroi për pak burri «Në Bulevardin Republika» ia bëri në fund.
«Faleminderit për informacionin» i tha.
Dhe shtoi duke folur me vete: Faleminderit, shakaxhiu i leshit.
Në San Laxaro... natyrisht... Ik o pirdhu.
Elis doli jashtë.
U vu në kërkim të rrugës që i kishte treguar ai burri.
Pas pesë minutave, pa nga e majta një tabelë: Rruga Karlo Jussi. Pikërisht ajo që po kërkonte.
Në banesën e parë pa mbiemrin e Stefanos mbi një tabelë të vockël afër një tufe zilesh njëra pas tjetrës.
Mendoi ti binte ziles edhe pse ishte e vetëdijshme për orën e vonë.
Iu përgjigj një zë i ngjirur dhe i përgjumët.
«Stefano, jam Elis».
Në atë moment Stefano u hutua, por pastaj i ra në të.
«Ҫfarë ka?» ia bëri ai.
«Kam nevojë të ngutshme për të folur me ty».
«Pikërisht tani. Po është vonë. Është... mesi i natës. Ҫfarë bën në këtë orë në San Laxaro?».
«Duhet të flas me ty. Më lër të ngjitem, të lutem» ngulmoi ajo prapë.
Stefano i tha të futej brenda.
VI
Korridori ishte më se i bollshëm, me mure të sapolyera në bojë të bardhë dhe me një llambë me dritë halogjene në tavan. Shkallët ishin në mermer ngjyrë gri me parmakë druri në ngjyrë të ҫelët, ndoshta edhe shumë i kushtueshëm për tu përdorur në një pallat.
Elis nxori si konkluzion se Stefano banonte në luks.
U ngjit në katin e dytë dhe pa në të djathtë një derë të hapur dhe një burrë te pragu i derës. E kuptoi se duhej të ishte kolegu i saj i punës dhe eci drejt tij.
Stefano i priu deri në sallon dhe e ftoi të ulej mbi një kolltuk të zbukuruar me krahë.
Elis vështroi me kujdes nëpër të gjithë apartamentin.
«Sa të kanë kushtuar të gjitha këto për atë Zot?» e pyeti.
«Oh... jo aq shumë. E kam me qira për njëqind euro në muaj» ia ktheu ai.
«Njëqind ҫfarë?» tha Elis.
«Euro në muaj. Di që është një shifër tepër e ulët, ngela dhe unë pa fjalë kur ma tha pronari. Por më thuaj më mirë arsyen se pse je zgjuar nga gjumi në këtë orë të natës».
«Epo... më telefonoi prapë ai personi, apo më saktë... ai Zëri. Por nuk është vetëm kjo. U rishfaqën prapë ato fjalë të shkruara mbi dyshemenë e kuzhinës» i tha ajo.
«Prapë? Pra nuk paskëshe qenë e dalë mendsh kur unë erdha dhe biseduam te shtëpia jote!».
«Por ti nuk më besove».
«Epo duhet të të besoj. A dëshiron një kafe?».
«Jo, faleminderit. Nuk do doja të acarohesha më shumë nga ҫjam tani».
«Si të duash» i tha ai.
«Do doja të kërkoja diҫka, nëse nuk bezdisesh dhe aq».
«Hidhe pra fishekun».
«A mund të më mbash këtu për ca kohë të paktën derisa ta gjejmë atë tipin? Kam frikë! Po vdes nga frika! Sidoqoftë të betohem se nëse e gjej, do tia heq dëshirën që ka për tua këputur topet njerëzve. Ai biri i kurvës!».
«Dakort, por tani qetësohu dhe do e shohësh se do ta gjejmë» i tha, duke e shoqëruar për te dhoma e gjumit.
«Mund të flesh këtu» i tha.
Ajo mbështeti kokën në jastëk dhe fjeti menjëherë duke bërë një gjumë ripërtëritës që zgjati pa ndërprerje deri në tetë të mëngjesit të nesërm.
Deri në tetë nuk e dëgjoi më Zërin dhe për këtë qe tepër e lumtur.
Elis u ngrit duke pyetur sesi po ecnin hetimet në Bolonja. Do kishte dëshirë të merrte lajme të reja... dhe të mira, të paktën një herë të vetme.
Pasi u zgjua edhe Stefano, hëngrën mëngjes të dy bashkë.
Elis kishte përgatitur kafe dhe ca biskota integrale që dolën të mrekullueshme pasi i provoi. Tryeza ishte gati tashmë.
Elis kishte përgatitur kafe dhe ca biskota integrale që dolën të mrekullueshme pasi i provoi. Tryeza ishte gati tashmë.
«Të mira, këto biskota», tha Elis, «Ku i ke blerë?»
«Oh... te supermarketi në fund të rrugës. Pronarin e njoha pikërisht javën e shkuar. Emrin e ka Luҫio... ah, Tabelini. Ishte vetë ai që më rekomandoi këto biskota. Tha se ska pak që i kanë hedhur në treg dhe tashmë janë fshirë nga raftet. I është dashur të kërkojë menjëherë një sasi tjetër sepse iu mbaruan shumë shpejt» i shpjegoi Stefano.
«Si quhen? Mini-kekë Xhaxha Fred... kushedi mbase gjenden edhe në Bolonja?» i tha Elis.
Hëngri nja dhjetë prej tyre, aq të mira ishin.
Me të mbaruar mëngjesin, menduan për ato ҫka duhet të bënin.
Stefano Xamanji i tha Elisit se ajo ishte akoma ca e tronditur nga ato të mallkuara telefonata që i bëheshin natën dhe do kishte qenë shumë më mirë sikur të rrinin të dy në San Laxaro të Savenës, ajo për të qenë sa më larg kërcënimeve të atij Zërit, dhe ai për ta mbrojtur atë. I telefonuan edhe Departamentit për tu thënë që do mungonin disa ditë dhe gjithsesi do vazhdonin me hetimet aty ku kishin ngecur dhe do të kalonin nga Bolonja vetëm në rast nevoje.
Kapiteni ra dakort.
Në atë moment, Stefano Xamanji donte që ti tregonte Elisit lagjen ku banonte në mënyrë që ajo ta njihte më mirë atë vetë dhe banorët e tij.
Filloi nga Ema Simoni, komshia që kishte afër shtëpisë.
Sapo i ranë ziles, ajo erdhi ta hapte menjëherë.
Mbante veshur një palë xhinse dhe një bluzë me shumë ngjyra. Thoshte që ndihej e re pavarësisht moshës.
Mendoi tu ofronte ndonjë nga ato picat që dinte të bënte vetëm ajo. Elis e dinte tashmë, pasi ca nga ato picat i kishte sjellë Stefano në Departamentin e policisë, dhe ajo i kishte shijuar me shumë kënaqësi.
Ema u lumturua që kishte gjetur mysafire të papritur, pasi po vdiste nga mërzia.
Stefano e prezantoi me Elisin dhe i sqaroi se përse ajo gjendej aty bashkë me të, duke marrë parasysh faktin se agjentja e Skotlënd Jard banonte në një apartament në Bolonja.
«E kuptoj» foli gruaja, duke iu drejtuar Elisit.
«Është një moment shumë i pakëndshëm për mua» i tha kolegia e Stefano Xamanjit «Shpresoj që të kalojë shpejt».
Polici vendosi të ndahej me Emën për të vazhduar shëtitjen eksploruese në San Laxaro të Savenës bashkë me Elisin, që ndërkohë po fillonte të ambientohej.
Stefano Xamanji e shoqëroi Elis Dejnin te zoti Maxeti, pronari i dyqanit të pjesëve metalike në anën tjetër të rrugës.
Porta e hyrjes ishte me xhama të nxirë nga tymi në një kornizë druri të stilit antik që në mënyrë të veҫantë i tërhoqi vëmendjen Elisit.
Kur të dy u futën brenda, pronari po merrej me sistemimin e një objekti të vockël në formë të zgjatuar.
«Përshëndetje Luixhi», e përshëndeti Stefano Xamanji, «Si po ia kaloni?».
«Mirë, faleminderit. Nuk ka dhe shumë klientelë në këtë orë, por gjithsesi jam mësuar prej kohësh», ia ktheu burri. «Oh... po kush është kjo vajzë e bukur që të rri mbrapa, Stefano?» vazhdoi ai në pritje të një përgjigjeje.
«Oh, tamam. Luixhi, të prezantoj me Elis. Është një kolegia ime e re që ka ardhur këtu në San Laxaro të Savenës» i tha Stefano duke vënë re një buzëqeshje në gojën e Maxetit.
«Gëzohem shumë që ju njoh» i tha Elis.
«Kënaqësia është e gjitha e imja» ia ktheu Luixhi ndërkohë që po mbaronte me sistemimin e atij objekti të pazakontë që mbante ende nëpër duar.
Duke qenë se u bë shumë vonë, qëndruan edhe pak fare në dyqan, pastaj dolën dhe vajtën në drejtim të supermarketit, ku bënë vetëm një ndalesë të shkurtër për të përshëndetur pronarin Luҫio Tabelini dhe arkëtaren Xhesika Mareski. Para se të dilnin, Elis i bëri një kompliment pronarit për zgjedhjen e përkryer që kishte bërë me ato biskotat që kishte ngrënë atë mëngjes në shtëpinë e kolegut të saj.
Tabelini e falenderoi nga zemra dhe e garantoi se porositë me atë produkt do vazhdonin gjatë gjithë kohës.
Ndërsa po drejtoheshin për nga rruga San Laxaro, Stefano u kthye nga Elis.
«Tani do të të njoh me kryetarin e bashkisë së San Laxaros. Quhet Xhovani Buleri».
Rruga Emilia Levante mund të ishte quajtur rruga më e rëndësishme e San Laxaros dhe prej këtej dukej Ndërtesa e Bashkisë.
Ndërtesa ku ndodhej Bashkia, kishte tre kate me vetrata të mëdha dritaresh dhe këto të fundit ishin mbrojtur me ca grila në nuancë gri që e bënin bashkinë të dukej si të qe burg, nëse nuk do kishte dritare të mëdhaja në vend të atyre dritareve të vogla klasike dhjetë apo maksimumi pesëmbëdhjetë centimetra anash që kanë burgjet Shtetërorë.
Elis dhe Stefano hynë brenda në ndërtesë dhe asaj i ranë menjëherë në sy parmakët prej druri të dekoruar. U ngjitën nëpër shkallë dhe mbërritën në katin e parë, pikërisht në mes të murit nga e majta.
Aty paraqitej një skemë e ҫdo zyre që gjendej brenda ndërtesës.
Në qendër të panelit ishte shkruar me gërma të mëdhaja ZYRAT dhe fill pas saj, KATI I PARË, INT. 1 ZYRA E GJENDJES CIVILE, INT. 2 ZYRA E OBJEKTEVE TË HUMBURA, KATI I DYTË, INT. 3 ZYRA E PASTRIMIT TË RRUGËVE, KATI I TRETË, INT. 4 KRYETARI I BASHKISË DHE SEKRETARIA, INT. 5 ZYRA E SINJALISTIKËS RRUGORE.
Të dy policët hipën në katin e tretë dhe, sapo mbërritën aty, panë derën në të majtë ku qe shkruar KRYETARI I BASHKISË dhe trokitën.
Derën e hapi një vajzë me këmishë në ngjyrë të kuqe dhe kopsa të arta dhe me një palë pantallona bezhë.
«Mirëdita. Ҫfarë dëshironi?».
«Do donim të takoheshim me kryetarin».
«Keni lënë takim?»
«Jo», iu përgjigj Xamanji, «por kemi këtë»
«Urdhëroni brenda», iu tha sekretarja, pasi pa distinktivin e policisë, «Po e njoftoj menjëherë».
Të dy u ulën mbi kolltukun me lëkurë të butë në pritje të mbërritjes së kryetarit të bashkisë.
Pas pak ҫastesh para tyre u shfaq një burrë në të pesëdhjetat.
«Donit të takoheshit me mua?» pyeti burri.
«Po. Jemi...».
«Oh, patjetër që po!» e ndërpreu Buleri.
«Në rregull atëherë, do doja tju njihja me miken time Elis Dejn».
«Patjetër! Futuni brenda».
Zyra e kryetarit ishte më se e madhe, me piktura të varura në të gjitha muret që i jepnin ambientit përreth një hije elegance.
Buleri iu ofroi një pakëtë cigare.
«Janë të kushtueshme. Vijnë nga Havana».
Stefano Xamanji pranoi, edhe pse nuk kishte pirë kurrë më parë duhan, Elis e falenderoi dhe kërkoi ndjesë për refuzimin duke thënë se nuk e duronte dot tymin e duhanit. Në të vërtetë e urrente.
Kur Stefano mbaroi së shijuari cigaren e mirë kubane, pa e ndezur fare, të dy u përshëndetën me Qytetarin e Parë dhe dolën nga zyra dhe ndërtesa e bashkisë.
Kishte ardhur mbrëmja ndërkohë. Kishin kaluar një ditë të tërë nëpër rrugë dhe në shumë vende rreth e përqark San Laxaros së Savenës.
VII
Elis Dejn dhe Stefano Xamanji hynë brenda apartamentit në San Laxaro të Savenës dhe menduan të merrnin Departamentin e Policisë së Bolonjës për të marrë vesh nëse ishin zbuluar informacione të tjera me interes për ta, që ndoshta do shërbenin për ta kapur njëherë e mirë atë person me atë emër të famshëm Daniele Santopietro. Kushedi...