Çmimi I Ferrit - Federico Betti 4 стр.


«Nuk kemi pasur më lajme lidhur me rastin, më vjen keq» u përgjigj centralistja e turnit.

Xamanji e falenderoi me një fije mërzie dhe keqardhjeje që i dukej që në grykë.

Pasi e lidhi prapë aparatin e telefonit me karikuesin, polici priti derisa kolegia doli nga banja që të bënte edhe ai një dush të shpejtë dhe ҫlodhës.

Pas dushit u ndje shumë më mirë.

Hëngrën diҫka të shpejtë që kishin përgatitur dhe të dy bashkë menduan sesi mund të gjenin të dyshuarin e tyre, por nuk e dinin tamam nga tia fillonin. Nëse vërtet ishte ashtu siҫ u kishte komunikuar centralistja, që nuk kishin ardhur më lajme të tjera, ndoshta ishte e vërtetë edhe që Santopietro nuk gjendej më në apartamentin e stërmadh në rrugën Saffi që Elis Dejn kishte inspektuar disa ditë më parë. Po ku kishte përfunduar atëherë? Nuk dinin si ti përgjigjeshin kësaj pyetjeje. Mendja e të dyve ishte në terr të plotë në lidhje me këtë ҫështje dhe për momentin nuk kishin as idenë më të vogël sesi mund të dilnin nga ky terr.

E ku mund ta gjenin përgjigjen? Një prej shumë përgjigjeve? Por... Ҫa fundi kishte patur Daniele Santopietro? Ndoshta e kishte vrarë dikush për motive personale në shenjë hakmarrjeje për ndonjë gjë që ai i kishte bërë ndonjë të afërmi të vet? Po i kujt ishte ai zë (Zëri) që ҫdo natë pasi Elis i kishte bërë një vizitë Santopietros së dashur (të vdekur?) për atë grabitje të kryer së fundmi, e bezdiste më të njëjtat fjalë aspak simpatike (Njihemi bashkë)?

Kush e di përgjigjen bën një hap përpara, mendoi me mendjen e vet Stefano.

Koka i ziente tym nga brenda dhe po ashtu edhe koleges së tij.

Në fund Elis dhe Stefano vendosën ti jepnin fund muhabetit të asaj dite dhe të shkonin të flinin, me shpresën se do ia dilnin mbanë.

Ndërkohë në Bolonja vazhdonin hetimet mbi ҫështjen në fjalë.

Në terr, por vazhdonin ama.

Kapiteni i seksionit të vrasjeve Xhorxho Luci e kishte ngarkuar agjentin Finoki të shkonte në rrugën Saffi për të mësuar nëse ndokush e kishte parë Santopietron të largohej, ndoshta edhe në nxitim e sipër.

Marko, ky ishte emri i tij i pagëzimit, doli nga Departamenti i policisë, hipi në makinën e shërbimit dhe në ҫast lëvizi marshin në drejtim të rrugës Saffi.

Makina i kishte dritat blu të ndezura dhe sirena ishte e fikur.

Ishte misioni i parë i Marko Finokit me njëfarë rëndësie; ai kishte ardhur në Bolonja që prej gati dy vitesh, por ishte bërë pjesë e Skuadrës së Policisë së atij qyteti vetëm prej gati pesë muajsh. Më përpara kishte punuar në Milano.

Ishte transferuar në Bolonja sepse Milano ishte shumë kaotike dhe e rrëmujshme për shijet e tij të buta dhe të qeta dhe kishte gjetur një apartament jo shumë larg Departamentit dhe me një kosto jo shumë të lartë: vetëm njëqind e pesëdhjetë euro në muaj.

Afër shtëpisë ishte njohur, pak kohë pasi kishte ardhur në qytet, me Elisabetta Moron, kishte rënë në dashuri me shikim të parë, dhe ajo menjëherë e kishte ndryshuar. Ajo ditë kishte qenë një nga ditët më të bukura të jetës së tij dhe menjëherë të dy kishin vendosur të fejoheshin dhe, me kalimin e kohës, lidhjen e tyre ndoshta do ta finalizonin me martesë.

Kështu që vendosën të bashkëjetonin, duke qenë se ajo ishte turiste në Bolonjë.

Ajo njoftoi të ëmën, e cila pa ngurruar aspak, dha pëlqimin e vet. Kishte vite e vite që mezi priste ditën kur Elisabeta të takohej me shpirtin e saj binjak.

Marko Finoki arriti në rrugën Saffi dhe fiku makinën dhe dritat blu.

Me revolen brenda këllëfit vazhdoi të ecte përgjatë rrugës.

Kapiten Luci i kishte dorëzuar një zarf të vogël me një foto të Daniele Santopietros brenda.

Agjenti e nxori nga zarfi plastik në ngjyrë rozë. Si procedurë që ndiqte ҫdo seksion i policisë për katalogimin e të dyshuarve, poshtë fytyrës së qelbur të Santopietros kishte një shirit të zi ku qe shkruar DEPARTAMENTI I POLICISË dhe poshtë saj një numër katalogimi: 3347820A.

Finn-i (ky ishte shkurtimi që i kishin dhënë agjentit që prej dy muajsh në ato anë) nisi tua tregonte fotografinë të gjithë kalimtarëve që haste në rrugë, duke u ndalur edhe nëpër dyqane, me mendimin që dikush që endej zakonisht në atë rrugë, që ndoshta mund të ishte edhe ndonjë dyqanxhi, mund të kishte më shumë probabilitet ta kishte parë të kalonte aty ose edhe mund ta kishte parë të hynte në vetë dyqanin e tij.

Të gjithë njerëzit që kishte pyetur i ishin përgjigjur duke tundur kokën, gjë që i linte të kuptonte se nuk kishin parë as edhe një fije floku të tij.

Marko Finoki po i humbte shpresat që të gjente ndonjë gjë me interes aty në atë rrugë, vetëm kur gjeti një burrë që arriti ti tregonte diҫka.

«Mirëdita» ia nisi Marko «A mos e ke parë rastësisht këtë person gjatë këtyre ditëve?» e pyeti duke i treguar për të kushedisatën herë fotografinë e Santopietros.

«Mmm... ja të shoh pakëz... oh, po. Sigurisht, e kam parë një ditë më parë. Hipi në një makinë të ҫuditshme dhe u nis me shpejtësi të madhe nga ai pallati përgjatë rrugës » iu përgjigj burri.

Agjenti e njohu pallatin, pikërisht atë që i kishte përshkruar kapiten Luci, ishte pallati ku qe futur Elis Dejn ditën kur e pa Santopietron për herë të parë dhe të vetme në jetën e saj.

Një fije gëzimi u përvijua në fytyrën e imët të Marko Finokit: misioni i tij ia kishte arritur qëllimit dhe tani mund të kthehej krenar në Departament dhe të njoftonte kapitenin për lajmin, edhe pse nuk ishte kushedi se ҫfarë.

Hipi në makinën e shërbimit, futi marshin e parë dhe u nis.

Marko mbërriti në Departament, parkoi makinën në një nga vendet e posaҫme të parkimit që policia kishte në dispozicion, fiku motorin dhe hyri te seksioni i vrasjeve.

Sapo hapi portën kryesore, centralistja e turnit Franҫeska Baffetti e përshëndeti me një gjest të dorës së djathtë që i tërhoqi vëmendjen. Marko Finoki i ktheu përshëndetjen dhe vajti në drejtim të derës së zyrës së kapitenit.

«Përshëndetje kapiten» i tha agjenti.

«Përshëndetje Finoki» ia ktheu Xhorxho Luci, dhe më pas vazhdoi: «Nuk është tamam tema e bisedës, por gjithsesi, a ke gjetur ndonjë gjë që mund të na shërbejë për zgjidhjen e këtij dreq rasti grabitjeje?».

«Po. Një burrë e ka parë tek ecte me shpejtësi të madhe me makinë nëpër rrugë».

«Në rregull, duhet tia komunikojmë Seksionit të Grabitjeve».

«Tani më duhet të shkoj për patrullim» i tha agjenti, më pas përshëndeti kapitenin dhe doli për tiu rikthyer punës.


Çmimi i Ferrit

titulli: Çmimi i Ferrit

autori: Federico Betti

përkthyes : Gentian Cane

I

Stefano Xamanji ishte agjent policie në Skuadrën e Krimeve.

I pëlqente shumë të bënte një jetë të qetë dhe në kohën e lirë ia kishte shumë ënda të lëvizte në Bolonjë me automjetin e tij dyvendësh Coupé në ngjyrë gri si argjendi.

Një mëngjes të ftohtë janari u ngrit nga shtrati, hëngri shpejt e shpejt ca feta bukë pa maja me pak lëng qitroje dhe doli të shkonte për në punë. Me vete kishte marrë edhe armën pistoletë kalibër 38.

Sapo mbërriti në rrugën Rizzoli, dhe pasi pa se ishte herët për në punë, vendosi të ndalej për të përshëndetur mikun e tij Mauro Romani në fast-food-in që kishte në pronësi me numër adrese 68 të po asaj rruge.

Sapo hyri aty, pa nga ana tjetër e banakut një person të dyshimtë që mbante një pistoletë në dorën e djathtë, gati për të hapur zjarr mbi zotin Romani nëse ai nuk ia jepte paratë që ndodheshin në kasë.

Kur pa qesen me para në duart e grabitësit dhe mikun e tij Mauro të lirë, nxori pistoletën nga këllëfi poshtë xhaketës.

«Ndal, policia» tha Stefano, në pritje që personi të ndalonte.

Por kjo nuk ndodhi: burri i maskuar rrëshqiti tinëz pas një dere që të çonte në qilar.

Pa ngurruar asnjë moment më shumë, Stefano, me armë në dorë, i vajti nga pas grabitësit nëpër shkallë, me shpresë që mos ti zhdukej nga sytë.

E kërkoi për ca momente, por nuk e gjeti.

Ndoshta kishte arritur vërtet tia mbathte. Ose ndoshta jo.

Po bëhej gati të ikte, kur i kapi syri një vezullim të pazakontë në ngjyrë të kuqërremtë që vinte prapa një qosheje.

Me shumë kujdes, gjithmonë duke mbajtur pistoletën tip 38 në dorë, lëvizi në drejtim të asaj drite të fortë të pazakontë. Aty gjendej një libër mbi dysheme. Kopertina ishte prej gëzofi të kuq. E kuqe e ndezur. Shumë e fortë. Verbuese. Nuk i rezistoi dot më.

Sapo Stefano preku librin, drita vezulluese u fashit.

Kapi librin dhe e mori me vete për ta çuar në Departamentin e Policisë, aty ku punonte.

Qetë qetë, nisi të punonte në tryezën e tij. Po kërkonte sesi e si të gjente atë keqbërësin që kishte hasur në lokalin e rrugës Rizzoli.

Kishte pak dhimbje migrene por nuk qe momenti, sepse pas shumë ditësh pune intensive lodhja ishte e natyrshme. Pas pak ia bëri me shenjë kolegëve dhe u largua për në shtëpi.

Hipi në automjetin e tij Coupé dhe u nis me librin të vendosur në sediljen tjetër të makinës.

Ndezi radion për të dëgjuar nëse kishte lajme për atë që kishte ndodhur në fast-food ose të tjera lajme që mund të ishin me interes: ishte shumë i dëshiruar për ndonjë kuriozitet ose lajm ndryshe nga të zakonshmit. Folësi nuk njoftoi asgjë të veçantë në radio, kështu që Stefano e fiku.

Me të mbërritur në shtëpi, mori librin që kishte gjetur në mëngjes, e vuri mbi tryezën e tij personale në dhomën e punës dhe nisi të lexonte gazetën.

Menjëherë i ra në sy një titull me shkronja të mëdha në faqe të parë: TENTATIVË GRABITJEJE NË NJË FAST-FOOD NË RRUGËN RIZZOLI. Nga ajo që lexoi, e kuptoi menjëherë që grabitësin nuk e kishin identifikuar akoma. E mbylli gazetën.

Në përpjekje për tu qetësuar i gjithi, bëri një çaj bimor me përmbajtje menteje, trëndafili i egër dhe bimë të tjera rigjeneruese, dhe u shtri mbi divanin e sallonit me shpresën që askush nuk do ta bezdiste në telefon apo nuk do ti binte ziles së derës. Nuk kishte aspak dëshirë të fliste.

Kërkimet mbi grabitësin dhe identifikimin e tij po vazhdonin ende, edhe pse Stefano nuk gjendej i pranishëm në Departamentin e Policisë.

II

Pas gati tre orësh pune intensive në fast-food dhe në Departament, ekspertët mjeko-ligjorë dhe disa agjentë të tjerë policie arritën të identifikonin grabitësin me të cilin ishte përballur Stefano Xamanji.

Emri i tij ishte Daniele Santopietro. Personi kishte precedente penale për grabitje të armatosur, përdhunime dhe ushtrim dhune në shumë ndodhi dhe episode të natyrës kriminale.

Kërkimet vendosi ti merrte përsipër Elis Dejn, një agjente që vinte nga Skotlënd Jard, por me origjinë nga Irlanda, dhe tamam tamam nga qyteti i Belfastit.

E vendosur për gjetjen e Santopietros, u nis me automjetin e saj tip sedan sportiv nëpër autostradën që përshkonte qytetin mespërmes, dhe që për shijet e saj, dukej ca si shumë i ngarkuar në trafik.

E ndjente se do ta kapte në anën tjetër të Bolonjës, në rrugën Saffi.

Me të arritur aty, parkoi makinën dhe u nis në drejtim të banesës së Santopietros me pistoletën që mbante në çantë.

Pasi gjeti pallatin që kërkonte, i ra ziles duke sajuar një arsye për të hyrë brenda pa shkaktuar asnjë dyshim tek njerëzit aty rrotull.

Me të hyrë, iu desh fare pak të gjente derën ku qe shkruar SANTOPIETRO.

Dera ishte gjysëm e hapur. Hyri fare lehtë brenda në apartament. Ndoshta shumë lehtë mendoi ajo me vete.

Me pistoletë në dorë bëri përpara. Siç dukej, nuk kishte asnjë njeri aty brenda.

Ishte një vend i errët dhe i zymtë, gjë që nuk i pëlqente fare, por duhej të vazhdonte. Nuk mundej dot të ndalte. Dhe jo pikërisht tani që gjendej aty brenda.

Ishte një apartament me shumë dhoma, të gjitha me shumë hapësirë dhe të arreduara. I eksploroi pak e nga pak të gjitha: që nga kuzhina tek depoja, nga dhoma e gjumit e te një tjetër aty përbri. Ishte i gjithi i lidhur me korridorë të gjatë e të errët. Brenda nuk shihej njeri prej njeriu.

Po bëhej gati të largohej, kur i ra ndërmend se kishte harruar pa i hedhur një sy dhomës së vogël në qoshen e fundit të errët.

Gjithmonë me pistoletë në dorë, iu afrua atij vendi pa bërë zhurmë, duke i kushtuar vëmendje çdo lëvizjeje shumë të vogël që mund të dëgjohej në ato çaste. Kishte shumë frikë. Nuk i pëlqente hiç fare ajo shtëpi.

Mezi sa po priste deri sa të dilte prej andej. Po dridhej e tëra.

Hodhi një sy vjedhurazi, për të parë se mos gjendej aty brenda Santopietro. Nga përshkrimi që ishte bërë atij personi, menjëherë e kuptoi se, me shumë gjasa, e kishte gjetur.

Ishte ulur mbi një tavolinë të vjetër kafeje mbushur plot me shishe qelqi me lëngje të ngjyrave të ndryshme: të verdhë, të kuqe, gjelbëroshe. Nuk po arrinte të kuptonte se çfarë mund të ishin.

Papritmas pa një figurë njeriu të fshehur pas një kolone shumë të trashë.

Kishte kapëse dhe tuba gome në qafë, stomak dhe në krahë e këmbë. Nga trupi i atij njeriu dilte lëng në po atë ngjyrë që kishte parë pak më parë në atë tavolinën e vjetër dhe, me anë të tubave që i ishin vendosur në trup, lëngu shkonte tek tre shishe që ishin njëlloj me ato që kishte vënë re pak më parë.

Por nuk po arrinte akoma të kuptonte se çfarë po ndodhte në atë dhomë të mallkuar dhe një drithërimë i përshkoi të gjithë shpinën.

Pavarësisht asaj çka po ndodhte aty brenda, Elis ishte tejet e vendosur që ta ndalte atë person brenda apartamentit të tij, ti vinte prangat dhe ta çonte deri në Departamentin e policisë së Bolonjës për tia dorëzuar në fillim Stefano Xamanjit, që për më tepër, duhej ta njihte atë si person, dhe pastaj tia dorëzonte atij ose asaj që ishte i ngarkuar në rangjet më të larta të drejtësisë. Por duhej të vepronte shumë shpejt, pa pritur asnjë çast më shumë, përndryshe do qe tepër vonë, si për të, dhe për atë të gjorin që gjendej nën kthetrat e Santopietros.

Назад