âE kuptoj. Pra mund ta imagjinoj se njiheshit fare mirë.â
âPadyshim që po.â
âDhe kur mbaruat liceun? A vazhduat të shiheshit si zakonisht?â
âPo, edhe pse jo me ndonjë shpeshtësi të vazhdueshme. Organizonim ndonjë mbrëmje së bashku, mes miqsh. Unë, ajo dhe Luna, një shoqja tjetër e jona e shkollës në lice. Po thoja se shpeshtësia me të cilën shiheshim nuk ishte e vazhdueshme pasi, që kur ishte fejuar me Paolon, shpesh qëllonte që të dilnin vetëm ata të dy bashkë.â
âKur jeni parë për herë të fundit?â
âJavën e kaluar. Ishim ne të tre. Në përgjithësi, Paolo nuk ishte kur takoheshim.â
âE si kështu?â, pyeti inspektori.
âMe pëlqimin e të dyve. Donte të ishte një e dalë mes miqsh, pa të fejuarit apo të fejuarat.â
âEdhe Paolo... Karnevali, donit të thonit?..Edhe ai kishte të njëjtin mendim?â
âPo, për atë e kisha fjalën. Në fillim nuk ishte shumë dakord për faktin që të shiheshim vetëm ne të tre, ndoshta nga xhelozia... nuk di si tâjua them. Por pastaj, me sa duket, kohët e fundit e pranoi pa problem.â
âE kuptoj. Më parë ju përmendët një ... Luna?â
âPo, Luna Paltrinieri. A biseduat edhe me të?â
âEnde jo, por kam një takim pas një ore në barin ku punon.â
Dario Banjara tundi kokën.
âEdhe ajo është një vajzë për së mbari.â
Atë moment hyri një klient potencial, që pyeti nëse mund të fliste me dikë nga agjencia imobiliare. Po kërkonte një apartament në shitje.
âVetëm një çast dhe erdhaâ, iu përgjigj Banjara dhe iu drejtua Xamanjit: âNëse dëshironi, mund tâi kërkoj zonjës që të kthehet më vonë.â
âMos u bëj merak, bëni qetë qetë punën tuaj. Do të dëgjohemi sërish.â
Agjenti imobiliar e falenderoi Xamanjin dhe, ndërkohë që inspektori po dilte, e ftoi klientin të hynte brenda.
Në orën e paracaktuar, Stefano Xamanji mbërriti në barin e Luna Patrinierit, në rrugën Andrea Kosta, pak a shumë afër agjencisë imobiliare ku punonte zoti Banjara.
âPërshëndetje, ju jeni Luna?â, pyeti Xamanji kur nuk kishte klientë.
âPo, unë jam.â
âInspektori Xamanji.â
âKënaqësi që po ju takoj. A do donit një kafe?â
âMe kënaqësi, ju faleminderit.â
Vajza i përgatiti një kafe dhe ia serviri me një bustinë me sheqer të bardhë, një me sheqer ngjyrë kafe dhe një me mjaltë.
Duke pirë një kafe të hidhur, Xamanji tha: âKam nevojë të flas me ju në lidhje me Luçia Mistronin.â
âDo të bëj të pamundurën për tâju ndihmuar.â
âFaleminderit. Ndërkohë a mund të më thoni çfarë marrëdhënie kishit me vajzën? Di që keni qenë shoqe shkolle në lice.â
âÃshtë e vërtetë. A mund tâju pyes se nga e morët vesh këtë fakt?â
âFola pak më parë me zotin Banjara. Ai më tha se ju të tre keni qenë bashkë në shkollë. Shpresoj se nuk përbën problem për ty.â
âE kuptoj. Gjithsesi jo, nuk është problem fare.â
Xamanji piu gllënjkën e fundit të kafesë dhe baristja, pasi kishte sistemuar filxhanin, pjatën dhe lugën në koshin e lavastovilies, i tregoi inspektorit që faktikisht ata të tre si shokë shkolle, kishin rënë në sintoni që në fillim të vitit të parë të shkollës dhe e kishin ruajtur miqësinë edhe me të mbaruar provimet e pjekurisë. Të gjithë në punën e vet, arrinin në njëfarë mënyre që të shiheshin të paktën një herë në javë, gjatë fundjavave.
âPërsa i përket punës, a dini të më thoni se ku punonte zonjusha Mistroni? E ëma nuk arriti të na thoshte ndonjë gjë të saktë.â
I tha emrin e kompanisë dhe se punonte si përgjegjëse zyre për marketingun e jashtëm, dhe pastaj shtoi: âDuhet të më falni, por tani po trishtohem pa masë kur flas për të.â
Dhe filloi të qante.
âE kuptoj dhe më vjen vërtet shumë keq për atë që ka ndodhur. Por sidoqoftë ne duhet të vazhdojmë të bëjmë punën tonë dhe të gjejmë autorin.â
âE diâ, tha vajza, duke tundur kokën. âShpresoj që ta gjeni shpejt.â
âUroj.â
âFaleminderit.â
âAsgjëâ, tha Xamanji. âA mund të mbështetem në ndihmën tuaj në çdo moment?â
âSigurisht.â
âShumë mirëâ, e falenderoi inspektori. âPër momentin do thoja se mjafton me kaq. Do të kaloj këndej sapo të kem sërish nevojë për të folur me ju.â
âDo tâju pres.â
Xamanji u nda nga vajza me një buzëqeshje dhe doli nga bari me shpresën ende të pashuar se do të mbërrinte në zgjidhjen e çështjes.
Ngeleshin për tâu pyetur akoma dy miq të Luçia Mistronit, dhe ndërkohë kishte marrë edhe një informacion të ri: së shpejti do tâi duhej të bënte një vizitë edhe tek punëdhënësi i saj.
Gjatë rrugës me makinë në drejtim të zyrës, Stefano Xamanji pyeti me vete se si po shkonte kërkimi i informacioneve nga ana e agjentit Finoki.
IX
Agjenti Finoki iu fut punës për të biseduar me të afërmit e Luçia Mistronit.
E ëma i kishte shënuar vetëm të vëllain Atos, një dajë dhe një kushërirë.
Rezultoi se të gjithë ata ishin tashmë në dijeni të fatkeqësisë që i kishte rënë zonjës Balxani dhe, kur agjenti arriti të fliste me të vëllain, ai filloi të qante duke thënë se nuk kishte reshtur së qari që prej momentit të marrjes së lajmit.
Banonte vetëm në rrugën San Feliçe, në një apartament të vogël por funksional.
âA mund të flas me ju për motrën Luçia?â, e pyeti Marko Finoki pas prezantimit.
âSigurisht, urdhëroni brenda.â
U ulën në dhomën e ndenjes, nën dritën e mëngjesit që ndriçonte ambjentin përmes xhamave të dritares.
âSi ishin marrëdhëniet mes jush?â, donte të dinte agjenti.
âDo thoja të shkëlqyera, edhe pse kohët e fundit nuk shiheshim shpesh, pasi unë kam qenë shumë në lëvizje për shkak të punës.â
âE kuptoj. Ãfarë pune bëni, a mund tâju pyes?â
âInstaloj makina automatike. Jam shpesh në lëvizje dhe shpesh mbetem larg shtëpisë për të paktën një javë.â
âDuhet të jetë një punë interesante, të paktën për vetë faktin se udhëtoni dhe shihni gjithmonë vende të reja.â
âDo të ishte në qoftë se do kisha pak më shumë kohë për të lëvizur sesa të qëndroja i mbyllur brenda kompanisë duke montuar makina automatike nga mëngjesi deri në darkë. I vetmi argëtim që kemi është mbrëmja, kur shkojmë për darkë dhe provojmë gastronominë lokale.â
âSigurisht një punë impenjativeâ, tundi kokën Finoki, âKur jeni parë për herë të fundit me motrën tuaj?â
âAfro dy javë më parë.â
âMe ndonjë rast të veçantë?â
âJo. Sapo kisha ardhur nga një shërbim dhe të dielën vendosëm që të darkonim së bashku. Një picë për tâi rrëfyer njëri tjetrit ndonjë gjë.â
âDhe si tâu duk ajo atë ditë? E qetë, apo kishte ndonjë gjë që nuk shkonte? Ishte ndoshta e shqetësuar për ndonjë gjë?â
âMë foli për telefonatat që merrte. I shtinin frikën, edhe sepse nuk e kuptonte se nga mund tâi vinin.â
âNuk e kishte idenë më të vogël se kush mund të ishte?â
âJo.â
âNuk e kishte denoncuar në polici?â
âNuk di si tâju përgjigjem.â
âE kuptoj.â
âA mund tâju pyes se si është e mundur që gjendeni në shtëpi në këtë orë të ditës? Në këtë orar përgjithësisht punohet.â
âKjo është një javë tepër e qetë, pa shërbime, dhe kur jam këtu punoj me turne. Deri të premten do të punoj nga ora dy e drekës deri në dhjetë të darkës.â
âNë rregull. Ju kërkoj që të rrini në dispozicionin tonë në rast se do kemi ende nevojë për ndihmën tuaj.â
âDo bëj çdo lloj gjëje që të mund tâju ndihmoj për të gjetur autorin.â
âJu falenderoj.â
Agjenti Finoki u nda me të vëllain e Luçia Mistronit dhe doli përsëri në rrugë.
Në mbrëmje do të takonte dajën dhe kushurirën e vajzës.
Lanë takim në Komisariatin e policisë. Luixhi Mistroni, e bija Laura dhe gruaja e tij Antonia Ãipola hynë brenda në sallën e vogël të pritjes dhe filluan të flisnin sapo agjenti Finoki erdhi nga jashtë.
âMë vjen keq nëse ju kam shqetësuar në këtë orë të darkës. Sidoqoftë do të mbarojmë shpejtâ, foli agjenti si fillim.
âNuk ka problemâ, tha daja i Luçias.
âPo bisedojmë pak me gjithë personat me të cilët mbesa juaj ishte në kontakt të afërtâ, sqaroi Marko Finoki duke iu drejtuar dy bashkëshortëve. âDuam të marrim sa më shumë informacion që të jetë mundur pasi kjo mund të na ndihmonte në zgjidhjen e çështjes.â
âNe jemi të gatshëm tâju ndihmojmë, me aq pak se mund të bëjmë.â
âJu falenderojâ, tha Finoki, pastaj bëri një pauzë duke i pyetur të tre nëse do tâu pëlqente të pinin diçka, ujë, kafe, por ata nuk pranuan duke thënë se do të shkonin për darkë pasi të mbaronin me policinë.
âDakord. Pikësëpari, a mund të më thoni si i kishit marrëdhëniet me Luçian?â
Qe e shoqja që u përgjigj për të tre: âTë mira i kishim, edhe pse nuk shiheshim çdo javë. E dini... gjithkush ka angazhimet e veta. Luçia ishte shumë e zënë me punën, dhe për këtë arsye qëllonte më shumë të flisnim në telefon ose të shiheshim për fundjavë.â
I shoqi dhe e bija tundën kokën, duke i konfirmuar agjentit se të gjitha ato që po thoshte zonja Antonia ishin të vërteta. Hipoteza tjetër ishte se, në rast se njëri nga të tre mund të qe autori, ishin marrë vesh të tre për të mbrojtur njëri tjetrin.
âPrej sa kohësh nuk e shihnit Luçian?â
âUnë... që prej disa javëshâ, foli kushurira Laura. âKishim shkuar për të bërë një xhiro në qendër të Bolonjës një të shtunë mbasdite, për tâu zbavitur disi dhe ngaqë na kishte treguar për telefonatat që merrte, ajo e ndjente të nevojshme të rrinte me dikë që i besonte.â
âPra u kishte treguar edhe juve për telefonatat.â
âNa kishte treguar gjatë një dreke familjare, afro dy apo tre javë më parëâ, sqaroi daja.
âE kuptojâ, tundi Finoki. âMe aq sa dini, a mendoni se kishte ndonjë person që mund të ketë pasur inat apo konflikt me Luçian? Ose edhe me ndonjë që mund të jetë grindur?â
âNuk na vjen ndërmend ndonjë njeriâ, u shpreh zonja Cipola pasi ishin këshilluar nën zë për disa çaste.
âFaleminderit. Për momentin do thoja se mjafton me kaq. Ju kërkoj të rrini në dispozicion. Tani po ju lë të shkoni për darkë.â
U ndanë duke u përshëndetur. Pak pasi daja, e shoqja dhe kushurira e Luçia Mistronit dolën nga Komisariati i policisë, agjenti Finoki u përgatit për tâu kthyer në shtëpi.
X
Mëngjesin e ditës së nesërme, kapiten Luci i kërkoi Xamanjit dhe Finokit që ta informonin për zhvillimet e fundit në lidhje me rastin e Luçia Mistronit.
âPo marrim në pyetje miqtë dhe të afërmit e sajâ, e sqaroi inspektori, âpastaj do duhet që të dëgjojmë edhe punëdhënësin e vajzës. Nuk është për tâu përjashtuar fakti se autori mund të jetë edhe ndonjë koleg i saj.â
âTë afërmit që dëgjovaâ, shtoi agjenti Finoki, âkanë nxjerrë në dritë gjithmonë faktin që me sa duket vajza merrte telefonata kërcënuese. Duket se ajo kishte mjaft frikë, të paktën nga ato që donte të thoshte kushurira e saj.â
âMirë atëherë, vazhdoni të kërkoni dhe shkoni shpejt tek personat që duhet të merrni akoma në pyetje.â konkludoi Luci.
Xamanji dhe Finoki tundën kokën, dhe pastaj dolën në rrugë për të vajtur të bisedonin me punëdhënësin e vajzës dhe dy miqtë që figuronin akoma në listën që u kishte dhënë e ëma e Luçia Mistronit.
Inspektori filloi nga Beatriçe Santini, që administronte një dyqan cigaresh në rrugën San Feliçe.
Kur mbërriti aty, nuk gjeti asnjeri tek njësia tregtare.
âJu shqetesoj?â
âÃfarë dëshironi?â, e pyeti shitësja.
Xamanji i tregoi kartën identifikuese të policisë, dhe pastaj shtoi se do dëshironte të bisedonte me të në lidhje me Luçia Mistronin.
âKa qenë një goditje e rëndë për mua. Lajmin ma dha e ëmaâ, foli Beatriçe Santini, që nuk dukej e surprizuar nga vizita e inspektorit të policisë.
âE kuptoj. A mund të më sqaroni me saktësi se si e mësuat?â
âE mësova rastësisht. Kisha vajtur tek shtëpia e vajzës së saj pasi doja tâi bëja nja dy muhabete. Nuk e gjeta dhe, duke ndenjur për pak tek porta e hyrjes, pasi nuk e dija vërtet nëse gjendej në shtëpi apo se ndoshta ishte vonuar të më përgjigjej, pashë që po kalonte e ëma. Sikur rashë nga retë, nuk dija asgjë fare. U ndjeva shumë keq dhe, kur më tha se policia po bënte hetime lidhur më këtë, i kishte dhënë një listë të personave me të cilët kishte njohje Luçia, të afërm, dhe miq të saj të ngushtë, prandaj edhe e prisja vizitën tuaj.â
âE kuptoj. Si i kishe marrëdhëniet me Luçian?â
âShkonim shumë mirë. Përgjithësisht Luçia nuk zihej kurrë me njeri, ishte një vajzë me karakter të mrekullueshëm.â
Xamanji tundi kokën.
âMos rastësisht e dini nëse i kishte ndodhur ndonjë gjë kohët e fundit që mund të ketë influencuar në jetën e saj private?â
âJo. Asgjë, me sa di unë.â
Një klient hyri brenda, kërkoi një paketë cigare dhe me të dalë, Xamanji u përshëndet me vajzën.
âPër momentin them se mjafton me kaq. Ju kërkoj që të rrini në dispozicion dhe, në rast se ju vjen në mend ndonjë gjë e veçantë që ju duket me rëndësi, na vini në dijeni.â
Vajza aprovoi duke tundur kokën, dhe ai i la numrin e telefonit të Komandës.
âMund të më kërkosh mua. Jam inspektori Xamanji.â
âDakord.â
Numri i fundit i kontaktit që kishte lënë e ëma e Luçia Mistronit ishte ai i Fulvio Kostelos, një nënpunës i zyrës postare në rrugën Emilia në lagjen Maxini.
Kur mbërriti aty inspektori Xamanji gjeti pak njerëz, kështu që mundi të pyeste pa problem se kush qe përgjegjësi i zyrës, dhe më tej nëse mund të fliste për një moment me punonjësin e tij.
Përgjegjësi i zyrës foli një çast me burrin për tâi shpjeguar situatën, pastaj Fulvio Kostelo u largua nga sporteli dhe vajti në pjesën e mbrapme për të folur me Xamanjin.
âMë falni për shqetësimin. Jam inspektori Xamanji. Do doja të shkëmbeja nja dy fjalë me ju në lidhje me Luçia Mistronin.â
âO perëndi, çfarë i ka ndodhur?â, e pyeti burri, duke pasur dijeni fare për ndodhitë e orëve të fundit.
âVajti në jetën e përtejme. Më vjen keq që po jua them në këto rrethana. Kemi dyshimin se nuk ka qenë një vdekje natyrale.â
Nënpunësi i postës heshti për një moment, pastaj pyeti nëse kishin ndonjë ide mbi autorin.
âPër fat të keq, akoma jo, por po punojmë shumë që ta gjejmë sa më shpejt të mundemi.â
âE kuptoj. Shpresoj që të gjendet shpejt.â
âAshtu urojmë edhe neâ, foli Xamanji, âTani do doja tâju bëja disa pyetje, nëse nuk ju vjen keq.â
âPo, bëjini.â
âJu faleminderit. Para së gjithash do doja të dija se si jeni njohur me Luçian.â
âGjatë një udhëtimi në Kanada, rastësisht.â
âE kuptoj. Dhe keni qenë gjithmonë në kontakt.â
Kostelo tundi kokën.
âA dëgjoheshit shpesh?â, e pyeti inspektori.
âJo çdo javë, por dëgjoheshim shpesh.â
âPara sa kohësh jeni njohur bashkë?â
âPara dy vitesh.â
âDhe a mund tâju pyes meqë ra fjala, mos ka patur mes jush ndonjë gjë ndryshe nga miqësia?â
âPërse ma bëni këtë pyetje?â
âKemi nevojë për informacione për të zgjidhur një çështje si kjo, dhe po i kërkojmë kudo ku të jenë.â
âE kuptoj. Por jo nuk ka patur.â
âNë rregull. Dhe mos ndoshta keni ndonjë ide nëse ndokush ka patur arsye për ta vrarë? Ose ndonjë diçka që ka ndodhur, që mund të ketë çuar në një fund të këtillë?â
âJoâ, u përgjigj burri, pasi ishte menduar për një minutë. âPër fat të keq nuk mund tâju ndihmoj në lidhje me këtë. Në rast se më vjen ndërmend diçka, do tâju vë në dijeni.â
âJu faleminderit.â
Përgjegjësi i zyrës postare zgjati kokën tek dera që shihte për nga pjesa e mbrapme. âFulvio?â
Burri u kthye dhe tha: âBesoj se tani më duhet të kthehem në vendin tim të punës.â
âNë rregull.â, i tha Xamanji, duke e kuptuar situatën, âJu kërkoj vetëm të qëndroni në dispozicion dhe të mos hezitoni të na kontaktoni në rast se ju vjen në mend ndonjë gjë që mund të jetë me vlerë.â
âPa problem fareâ, iu përgjigj nënpunësi postar.
Inspektori tundi kokën, pastaj u përshëndet dhe doli përsëri jashtë në rrugë.
Tani i mbetej vetëm që të dëgjonte atë çka do i tregonte punëdhënësi i zonjushës Mistroni, dhe më pas do kishte ndoshta mjaft material mbi të cilin të niste të hidhte ndonjë hipotezë apo mendim.
XI
Davide Paliarini me zor e hiqte nga mendja atë aksident. I dilte natën në ëndërr, si një makth i vazhdueshëm, por sigurisht që ai nuk do donte tâi kishte ndodhur kjo.